limaj reagon pas vdekjes se policit humbje e rende per familjen dhe malisheven 6a8ac2197ee46

Limaj reagon pas vdekjes së policit: Humbje e rëndë për familjen dhe Malishevën

August 23, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë të afërmit e Kryeziut.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Altin Kryeziut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në krye të detyrës”, ka shkruar Limaj.

Ai shkroi se kjo është një humbje e rëndë për familjen Kryeziu, kolegët e tij dhe gjithë Malishevën.

“Familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Altinin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ju qëndroj pranë në këtë dhimbje të madhe. U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, tha Limaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm mickoski dhe klekovski po perhapin panik duke mos e publikuar dokumentin per ujin ne gostivar 6a8aaba2c0074
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar

te dyshuar per 6 raste vjedhjeje ne 24 oret e fundit ne pranga 2 persona ne tirane nje prej tyre kishte thyer masen arrest ne shtepi 6a8ac291f3c3c
Lajmi i radhës

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, në pranga 2 persona në Tiranë. Një prej tyre kishte thyer masën ‘Arrest në shtëpi’

Të fundit nga

ShkoLartë