Lilly Collins mori vëmendjen të enjten teksa u fotografua në qytetin e New Yorkut.
Aktorja 35-vjeçare, u duk tejet elegante me një xhaketë të zezë prej lëkure, duke e kombinuar me disa pantallona ngjyrë kafe.
Ylli i “Emily in Paris” e kombinoi veshjen e saj me disa taka ngjyrë të zezë, dhe kishte vendosur një palë syze të zeza.
Ajo dukej tejet elegante me paraqitjen e saj, derisa buzëqeshte për fotografët para se të hynte në veturën e saj.
Në fillim të kësaj jave, Lilly Collins, konfirmoi se Emily in Paris po rikthehet për sezonin e pestë.
Pjesa e dytë e sezonit të katërt doli një javë më parë në Netflix.
Burimi: botasot.info