Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës/ LSM kërkon ndryshimin e ligjit

January 6, 2025
1 minut lexim

Edhe pse iniciativa për Ndryshimin e apo miratimi i një ligji të ri ka nisur para tre viteve, kjo vazhdon të mbetet çështje e hapur në Maqedonin e Veriut. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, thonë se ka filluar procedura për analizimin e nevojës për hartimin e ligjit të ri dhe se është formuar grupi punues, por deri më tani askush nuk i ka ftuar.

“Praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk kanë ofruar një kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës. Për këto arsye, tre vjet më parë filloi një procedurë për të analizuar nevojën për hartimin e një ligji të ri, LSM ka përfaqësuesin e saj në grupin e punës, por për arsye të panjohura, grupi i punës nuk është thirrur për të dhënë mendimin e tij dhe të vazhdojë me punë”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se zbatimi i ligjit të miratuar në vitin 2013 ka treguar se ekziston nevoja për përmirësimin e dispozitave dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare të punës. Në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë që nga vitit 2013 janë bërë 25  ankesa për ngacmimet në vendin e punës. Prokuroria dhe Ministria e Brendshme nuk kanë statistika për ngacmimet në vendin e punës.  

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës së Drilonit në këtë mënyrë

Story i radhës

Shkupi edhe sot qyteti më i ndotur në Evropë

Të fundit nga

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë