Ligji për përdorimin e gjuhëve/ Gjuha shqipe sot dhe para 7 viteve?!

November 22, 2024
min lexim

7 vite pas miriatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve fati i tij ka ngelur në duart e Gjykatës Kushtetuese, nga që në vitin 2018 në kohën ku u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve partia e atëhershme opozitare VMRO-DPMNE, e kundërshtoi ashpër miratimin e Ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument në Gjykatën Kushtetuese me pretendimet se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin. Pas miratimit të ligjit për gjuhët i cili filloi me implementim në vitin 2019 Komisioni i Venecias dha rekomandime që të hiqen dispozitat që urdhërojnë përdorimin e shqipes. Me ligjin e ri përdorimi i gjuhës shqipe do të duhet të përdoret në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore, edhe pse disa nga pikat e përmendura në ligj asnjëher nuk hasën në përdorim.

Përveç Ligjit për gjuhët, në Gjykatë u paraqitën edhe konteste tjera – ku tani të gjitha ankesat e parashtruara, 13 llojesh, pritet të marrin epilog me një vendim që do të bëhet publik në dhjetor, e për të cilin janë ngjallur polemika të shumta në opinion për të parë se cili do të jetë fati i këtij ligji.

Së fundmi, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Kreu i integristeve Ali Ahmeti, thotë se po rrezikohen të arriturat historike të shqiptarëve, për koalicionin VLEN, i nuk cenohetgjuha shqipe por do të avancohen.

Megjithatë, 7 vite më parë kur u miratua ligji për përdorimin e gjuheve, gjuha Shqipe hasi në një avancim më të zgjeruar të përdorimit të saj. Këtë në mënyrë specifike e përmend Neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë:

“Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.”

Por edhe pse me hapa të ngadalt Ligji për gjuhët filloi zbatimin në shumicën e institucioneve qendrore, tabelat thuajse të gjitha filluan të jenë në dy gjuhë, ndërsa dokumentet të publikohen në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe. Megjithatë, me miratimin e këtij ligji shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri, kjo si rrjedhoj e Marrëveshjes së Ohrit, ku me ndryshimet e kushtetutës u ndryshuan 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase, u vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit. Për të cilën edhe sot e kësaj dite ka reagime të shumta se gjuha shqipe nuk figuron në kushtetutë por si 20% e me ndyshimet e rradhës në kushtetutë të interevenohet edhe këtu.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stoilkoviq: Duke festuar Ditën e Alfabetit Shqip, ne konfirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e bashkëjetesës në një shoqëri shumëetnike dhe shumëgjuhëshe

Story i radhës

​Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë