Kanë kaluar 3 vite kur Kosova përmes ndryshimeve me ligj, i dha mandatë ligjor FSK, për mbrotje të territorit dhe sovranitetit të vendit. Partitë politike që ishin në pushtet e sidomos kjo që është tani, fare as që merret me një analizë të situatës ushtarake në rajon dhe në botë. Dhe çka është për t`u habitur, as që merr mundin të formojë një këshill konslutativ me kuadrot ushtarake që ka Kosova dhe e tëra në kordinim me mikun strategjik SHBA. Injorancë deri në pakufi, e kjo në situate të një dite D, atdheut mund t`i kushtojë.
Para një kohe, ish Komandanti i TMK-së dhe ish Ministri i Mbrotjes, Gjenerali Agim Çeku, aq bukur ka dhënë spjegimin për hapat që duhet të merren, dhe si duket fare as që është marrë parasyshë nga MM dhe Qeveria jonë. Gjeneral Çeku, është një strateg ushtarak, dhe është një prej ushtarakëve më të mirë edhe në regjion.
Shihet se nuk ka as iniciativë as nga Ministria e Mbrotjes, që të inicohet hartimi I ligjit për Mobilizim, krejtë një vetë kënaqsi me disa aktivitete të rëndomta në paqe, që tek e fundja edhe ato janë të pregadituta nga partnerët strategjik të Kosoves SHBA, Britania e Madhe, Turqia dhe Gjermania dhe disa vende tjera të NATO-s. As nuk dinë e as nuk pyesin ata që dinë.
Vetëm krekosje. Kjo e karakterizon situatën momentale në fushën e mbrojtjes në Kosovë. Andaj themi, shyqyr që janë amerikanët këtu. E Ne?
FSK momentalishtë ka tri regjimente luftarake, por si total Kosova ka pak mbi 3000 pjesëtar. Ky numër kaq i vogël, në një përballje sado të vogël, në rastë të eskalimit të situatës së sigurisë te ne edhe në rajon, këta lere që nuk mjaftojnë, por qëndrushmëria e tyre operacionale mund të llogaritet me ditë.
Çdo shtet normal e din se në rast të një agresioni eventual në teritor dhe sovranitet të tij, sipas vlerësimeve, kanë ligjin për mobilizim, dhe mobilizimi nga popullata shkon sipas nevojave për mbrojtje.
Por ligji për mobilizim, nuk përfshin vetëm mobilizimin e faktorit njeri, por mobilizim komplet të kapaciteteve kombëtare ekonomike dhe resurset e tjera të nevojshme për mbrojtje. Me vjen habi kur shpesh shoh deklarime nga nivele të ndryshme, që deklarohen për gatishmëri, që deshiroj të jetë ashtu siq deklarohen. Me foto të publikuara në facebok nuk mbrohet teritori I Kosovës e as sovraniteti.
Andaj, apelojë që Qeveria e Kosoves të inicojë hartimin e ligjit për mobilizim, dhe në afat kohor sa më të shpejtë dhe të procedohet në Kuvendin e Kosoves për aprovim.
Po ashtu, urgjentë Këshilli I Siguris Kombëtare, të fillon procedurat për plotësim ndryshimin e Planit të Reagimit Kombëtar.
Disa ministrave ju rekomandoj dalje më pak në facebok, e më shume punë në heshtje, sepse mund të na vijë një ditë që mund të përballemi me armiqtë që mezi presin të gllabërojnë atdheun tonë. NATO e mbron Kosoven, por edhe Kosova-FSK do te jete aty ku do te duhej së bashku me ta.
Afrim Veseli, Kolonel në pension nga FSK