Ligji për gjuhën shqipe dhe “balancuesi”! Përplasen Bexheti-Qoku!

December 7, 2024
1 minut lexim

Eksponentë të koalicionit VLEN dhe të BDI-së, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale, për t`u përplasur njëri me tjetrin lidhur me Ligjin për Gjuhën Shqipe.

Bekim Qoku nga koalicioni VLEN, përmes një postimi në Facebook, ka adresuar akuza për BDI-në, duke pohuar se të mbrohet ky ligj, është të kënaqesh me pak, me thërrime dhe të mbrohet, sic thotë, dështimi politik.

“Ligji për gjuhët është zgjidhje e gjymtuar, e shpërfytyruar për përdorimin e gjuhës shqipe. Ta mbrosh këtë ligj që nënçmon e përçmon gjuhën shqipe kaq ulët, që të emërton si shifër 20%, që të trajton si pakicë baraz me pakicat tjera me 1 apo 2 përqind popullsi, është krim politik, denigrim moral, përbaltje e sakrificës së të pareve” – shkruan Bekim Qoku.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Blerim Bexheti i BDI-së, duke iu kundërpërgjigjur Qokut, se të mbrojsh të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës amtare nuk është patriotizëm por është obligim kombëtar dhe se gjithçka tjetër është t`ia kthesh shpinën popullit tend.

Sipas Bexhetit nuk është e rastit që dy nismat – “balancuesi” dhe gjuha shqipe, gjenden edhe në agjendën e VMRO-DPMNE-së.

“E hoqën “balancuesin“ se nuk na ishte zgjidhje perfekte, tani edhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe nuk na qenka “perfekt”!? Por çuditërisht të dyja janë në agjendën e partnerit të MADH të tyre! Njëra në programin zgjedhor tjetra në iniciativën para Gjykatës Kushtetuese!  Ngjajshmëri e rastësishme në të dyja rastet!!!” – reagon Blerim Bexheti në Facebook.

Përplasjet partiake Gjykata Kushtetuese është duke i ndjekur pa koment. Paralajmërojnë se të mërkurën dotë debatojnë për 12 nismat me të cilët kontestohet Ligji për Gjuhët në përgjithësi dhe për nenet ku rregullohet përdorimi zyrtar I gjuhës shqipe si dhe procedura për miratim dhe shpallje. Nismat janë dorëzuar nga VMRO-DPMNE, “Levica”, Kongresi Botëror Maqedonas, profesorë, avokatë dhe personalitete tjera. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV-ja nikoqire e Forumit Energjetik në 2025, liderët botërorë të do të mblidhen në Shkup

Story i radhës

Pakt për mbrojtjen e Prespës, 4 bashkitë kufitare me liqenet: Do ulim ndotjen dhe do unifikojmë peshkimin

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë