Ligji i ri për Punë të Jashtme! Mucunski: Profesionalizimi i diplomacisë!

December 14, 2024
1 minut lexim

Ministria e Jashtme posedon indikacione serioze për keqpërdorimin e mjeteve publike në rastin me Ambasadorin e Maqedonisë në OKB, Ljubomir Fërçkovskin, tha Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski në press-konferencë e sotme.

Sipas tij dëmi është me 6 shifra në euro, por nuk dha detaje tjera derisa vijon procedura. Sipas Mucunskit, pikërisht keqpërdorimet janë një ndër arsyet për nevojën e ligjit të ri për Ministrinë e Jashtme.

Sipas ndryshimeve ligjore, në diplomaci do të rritet përqindja e diplomatëve të emëruar nga radhët e profesionistëve. Mandati diplomatik rritet nga tre në katër vite, kurse Maqedonia e Veriut do të ketë përfaqësues të posaçëm për nevoja të veçanta dhe në interes të vendit.

Zgidhja e re ligjore parshikon ndryshime edhe në pjesën e tregtisë së jashtme, kompetencë që MPJ-ja e mori me riorganizimin e Qeverisë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drenusha dhe Xheneta bisedojnë për Gjestin dhe Drilonin!

Story i radhës

Risteski: Mbi 1000 produkte do të gjenden në Shportën e Vitit të Ri, inspeksioni do të bëjë monitorim

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë