​Liga Unike/ Vashat e Bashkimit mposhtin ato të Tiranës

February 16, 2022
1 minut lexim

Bashkimi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Tiranës me rezultat 114:89 (25:23, 32:23, 40:19, 17:24), në xhiron e shtatë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Perioda e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, ku pranë rezultatit 19:23, vendaset shënuan gjashtë pikë radhazi për 25:23, sa përfundoi kjo pjesë. Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periudhën e dytë, deri në tre minutat e fundit, tek rezultati 43:41, kur vendaset filluan shkëputjen dhe shkuan në pushim me shifrat 57:46.

Në periudhën e tretë dominoi tërësisht skuadra prizrenase, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, ndërsa skuadra tiranase nuk kishte zgjidhje për lojën e tyre. Epërsia sa vinte e shtohej minutë pas minute, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 97:65. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenaset kontrolluan lojën dhe triumfuan me rezultat 114:89.

Te Bashkimi u dalluan Monique Coker me 21 pikë e 11 kërcime, Hill Denise me 17 pikë e nëntë asistime, Chambersa Jonae me 26 pikë dhe Era Shatri me 18 pikë, ndërkohë, që të Tirana u dalluan Klea Veri me 32 pikë, Mirela Lugaj me 25 pikë dhe Enisa Qosja me 21 sosh.

Bashkimi ka katër fitore e tri humbje, ndërkohë, Tirana ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-gjykatësi Pançevski nesër pritet të del nga burgu

Story i radhës

Beatrix Ramosaj publikon fotografi nga pushimet në Dubai, nuk mungon gjesti që konsiderohet dedikim për Donaldin

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë