Beatrix Ramosaj publikon fotografi nga pushimet në Dubai, nuk mungon gjesti që konsiderohet dedikim për Donaldin

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka udhëtuar për pushime në Dubai, e shoqëruar nga kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.

Me këtë rast, këngëtarja ishte vënë në qendër të thashethemeve, duke qenë se opinionistja e BBV, Balina Bodinaku – në komunikim me një person tjetër – i thoshte se një shoqe e saj që punonte në një agjenci udhëtimesh, i kishte thënë se Trixa është në pushime me të dashurin e saj.

Nuk mungoi reagimi i Beatrixës kundrejt Balinës, por edhe kundër-reagimi i kësaj të fundit , ndërkohë që u mësua se me kë kishte udhëtuar artistja për pushime.

Ndërsa gjatë të mërkurës, këngëtarja i ka publikuar disa imazhe nga pushimet e saja në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në njërën prej fotografive, ajo bën gjestin e ‘Spider Man’ që njihet si ‘fiksimi’ i Donald Veshajt, të dashurit të saj brenda shtëpisë së Big Brither VIP.

“Tani po e kuptoj përmasat që ka marrë ky format, unë jam adhurues i filmave ‘Marvel’ dhe ‘Spiderman’ është personazh shumë i dashur për mua”, kishte sqaruar aktori kur u pyet për gjestin që ishte komentuar shumë në rrjetet sociale, madje konsiderohej si sinjal dërguar ish-të dashurës Bora Zemani, gjë që u përgënjeshtrua nga ai.

“Vetëm duroni, po shkojmë në shtëpi”, është përshkrimi që u ka vënë ajo këtyre fotografive.

Kujtojmë që gjatë të mërkurës, Beatrixa ka shprehur mbështetjen për Donaldin që të dalë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP duke publikuar në InstaStory një video të të dashurit të saj, ku shihet teksa interpreton këngën “Faj”, të cilën Ramosaj e publikoi pas daljes nga shtëpia, si një dedikim për aktorin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Liga Unike/ Vashat e Bashkimit mposhtin ato të Tiranës

Story i radhës

Aksion i policisë në Suharekë, shkatërrohet laboratori ku prodhohej droga

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish