​Liga Unike e Femrave fillon më 8 nëntor

November 3, 2022
1 minut lexim

Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e femrave do të fillojë garat për edicionin e ri.

Xhiroja e parë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme, 8-10 nëntor, ku garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria: Prishtina, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Tirana.

Kampionia aktuale, Prishtina në xhiron e parë do të përballet me Tiranën si mysafire, në derbin e kryeqyteteve. Ndërkohë, në xhiron e parë do të kemi sfidën mes finalistëve të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, kurse kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me fituesin e Kupës së Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.

Do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në “Play-off”, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nushi: Osmani paradite e viziton QKUK-në, në mbrëmje shtrohet në spital privat për ta shëruar

Story i radhës

Përshkallëzohet situata/ Koreja e Veriut lëshon tre raketa të tjera balistike – Japonia në alarm

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë