Liga e Parë e Kosovës, si La Liga e Spanjës, ka një Bardhë! (Foto)

January 30, 2022
min lexim

Edhe Liga e Parë e Kosovë në futboll njëjtë sikur La Liga në Spanjë ka një Bardhë. Është ky Behar Bardhi. Ai është futbollist i skuadrës së KF Ferizaj.

Behari ka disa vite që luan në futbollin kosovar si futbollist i këtij klubi. Luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Behar Bardhi është 28 vjeç, dy vjet më i vjetër se Enisi që luan te Levante në Primera Division të Spanjës.

Në një intervistë për Open-TV, Behar Bardhi tregon se në KF Ferizaj është afër shtatë vite dhe se ndihet si në shtëpinë e tij.

“Në Ferizaj ndihem si në shtëpinë time. Jam afër shtatë vite dhe kaloj shumë mirë.

Image

Arbnor Morina

Raportet me bashkëlojtarët i kam shumë të mira. Jemi si një familje, sidomos në dy vitet e fundit jemi shumë mirë. Sezoni i fundit që kaloi ishte shumë i mirë për ne në të gjitha pikëpamjet. Mendoj se e meritojmë me qenë pjesë e elitës së futbollit kosovar. Gjithmonë synojmë Superligën. Tani jemi të fokusuar për ndeshjen e kupës kundër Llapit”, deklaroi Behar Bardhi.

Mbrojtësi 28 vjecar thotë se gëzon respekt të madh në qytetin e Ferizajit.

“Qyteti dhe njerëzit janë shumë të mië. Kam respekt shumë të madh si nga tifozët dhe qytetarët”, tregon ai.

Trajneri Arbnor Morina thotë se për KF Ferizaji është kënaqësi të kenë një përfaqësues të familjes Bardhi. Legjenda e futbollit kosovar shtoi se ta kesh Behar Bardhin në ekip është mburrje.

“Gjithsesi është kënaqësi të kemi në ekip një përfaqësues të familjes Bardhi, duke e ditur karrieren profesionale dhe të arriturat në klub dhe kombëtaren e Maqedonisë. Për ne është mburrje që kemi një Bardh në ekip dhe i cili po i shërben ekipit në mënyrën më të mirë edhe si futbollist edhe si person me tipare të larta njerëzore. Ju lumtë të dyve për karrierën e tyre të deritanishme”, ka deklaruar trajneri i mirënjohur Arbnor Morina.

Image

Mesfushori i KF Ferizaji, Egzon Shabani për Open-TV, thotë se Beharin e ka shokë shumë të ngushtë.

Sipas tij, të luash me të është privilegj. Shabani thotë se Behari është lojtar shumë i mirë dhe parasegjitash djal modest.

“Po jemi bashkëlojtar dhe një kohë të gjatë edhe shokë shumë të ngushtë. Ta kesh shok Beharin është privilegj shumë i madh, duke e ditur që është edhe vëllai i Enisit që luan në Levante në La Liga të Spanjës. Behari është një djal shumë i edukuar, i sjellshëm dhe mbi të gjitha një djal shumë i dashur. Pavarësishtë se vëllai i tij luan në Levante, ai është shumë i thjesht dhe i dashur”, tregon Egzon Shabani.

“Pozita e tij e preferuar është qendërmbrojtës, por kur ka nevojë ekipi luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe i majtë”, ka vijuar ai.

“Po bisedojmë shpesh për Enisin. Na ka premtuar që kur Enisi të vijë për pushime ta luajmë një lojë miqësore në fushë të vogël. Për ne do të ishte ndjenjë e vecantë që të takohemi dhe të luajmë me te”, thekson Shabani.

Ferizajasit kanë përfunduar fazën përgatitore në Durrës dhe tani janë kthyer në Ferizaj.

KF Ferizaji e ka përfunduar sezonin vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës në vendin e dytë, një pikë më pak se liderja KF Vushtrria.

KF Ferizaji me 7 shkurt luan ndeshjen për kupë kundër Llapit, ndërsa sezoni pranveror në Ligën e parë kosovare fillon me 21 shkurt ku do të përballen me Flamurtarin e Prishtinës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjërat e kota që dëmtojnë produktivitetin në punë

Story i radhës

Garancia duhet me interes të ulët! Ekspertët tregojnë si mund të ndihmohet vërtet bujqësia nga fondi sovran

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë