Garancia duhet me interes të ulët! Ekspertët tregojnë si mund të ndihmohet vërtet bujqësia nga fondi sovran

Qeveria shqiptare do të akordojë një garanci sovrane prej 4 miliard lekësh në 4 vitet e ardhshme për fermerët me qëllimin për të mbështetur prodhimin vendas.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi thotë se garancia sovrane, mund ta ndihmojë fermerin nëse interesi i kredisë nuk do të jetë i lartë, sipas saj në këtë mënyrë garancia sovrane do të ulte dhe informalitetin në bujqësi:

“Kjo garanci sovrane ka efekte pozitive për zhvillimin e bujqësisë, por më parë duhet të ketë në mirë studim të tregut në lidhje me kushtet e garancisë sovrane, normës së interesit kush e përfiton dhe si merret kjo garanci. Por gjithashtu nuk duhet që të harrojmë t’i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së prodhimit vendas, ku prodhimet bujqësore që vijnë nga importi të mos jenë me çmime më konkurruese se ato vendase”.

Bujqësia është krahu i djathtë i ekonomisë në Shqipëri, pasi përbën 20% të GDP e përkthyer kjo edhe me numrin e lartë të punësuarve, afërisht 37% e popullsisë kanë pranuar të punojnë në bujqësi, pavarësisht kësaj, ky sektor nuk kreditohet mjaftueshëm nga bankat.

“Në qoftë se do të pyesim bankat se përse ky sektor është kaq i nën-kredituar? Ato do të nxjerrin një sërë arsyesh ky aspekti parë është ai kolateral, fragmentizimi i tokës bën që ky sektor të shikohet me një rrezikshmëri të lartë nga banka. Ato kërkojnë një garanci dhe si sugjerim në këtë rast është një kredi sovrane ku garant tashmë nuk janë më asetet, por shteti. Atëherë a do të japi rezultat? Mbetet për tu parë pasi në kredi sovrane u aplikua gjatë pandemi për bizneset, por interesi shkon 3.5. Një interes i lartë bëri që kjo kredi të mos përqafohej pasi bizneset kur shkonin tek banka e merrnin kredinë me interes më të ulët”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muça.

Por si mund të funksionojë një garanci sovrane për fermerin tonë?

“U prezantua garancia sovrane, por shteti la në formë të hapur se sa do të jetë interesi i kredisë, për pasojë fermeri përsëri do të jetë në dorën e bankës. Duhet një interes sa më i ulët”, thotë eksperti.

Edhe Shqipëria konsiderohet një vend bujqësor, në vendin tonë ende nuk ka Banka e krediti kooperativ që të financojë sektorin bujqësor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liga e Parë e Kosovës, si La Liga e Spanjës, ka një Bardhë! (Foto)

Story i radhës

Shpëtohen dy alpinistë nga Shkupi 

Të fundit nga