Liga e Konferencës/Eliminohet edhe Laçi, turpërohet nga moldavët e Petrocub

1 minut lexim

Pas Vllaznisë, edhe një tjetër skuadër nga Superliga e Shqipërisë ka gjetur eliminimin në kualifikimet drejt Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalë për skuadrën e Laçit, e cila si vendase është mposhtur nga skuadra moldave, Petrocub.

Pas plot 90’ minutave lojë u shënuan plot pesë gola në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Laçi është turpëruar në shtëpi me rezultat 4:1 nga Petrocubi.

Golin e vetëm për nikoqirët e shënoi Mentor Mazrekaj, i cili ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e sotme në minutën e 38’.

Ndërkaq, protagonistë në fitoren e Petrocub ishin Vladimir Ambros me dy gola, dhe Corneliu Cotogoi e Maxim Cojocaru me nga një gol.

Laçi barazoi pa gola në ndeshjen e parë si mysafirë në Moldavi, kurse pëson humbje në shtëpi me shifrat 4:1, kështu duke u eliminuar nga Liga e Konferencës në raundin e dytë të kualifikimeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drita mposhtet nga Antwerp, eliminohet nga Liga e Konferencës

Story i radhës

57-vjeçari rrëfen të pabesueshmen: I martuar qe 30 vjet, por ja pse nuk kemi bërë seks kurrë

Të fundit nga