Liga e Kampionëve, spikat derbi mes Chelseat e Real Madridit

1 minut lexim

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve, vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të fillojnë nga ora 21:00, ku spikat derbi mes kampionit aktual të kësaj gare Chelseat dhe gjigantit spanjoll Real Madrid.

Në fazën eliminatore, Chelsea e mposhti brenda dy ndeshjeve skuadrën e Lille me rezultat 4:1, kurse Reali e eliminoi Paris Saint-Germain me rezultat 3:2.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshjeje do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës tjetër spanjolle, Villarreal, dhe gjigantit gjerman Bayern Munich.

Për të siguruar biletën drejt çerekfinales, Bayerni e eliminoi me rezultat të thellë 8:2 RB Salzburgun, kurse Villarreali shokoi Manchester United, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat 4:1.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Villarreal – Bayern Munich (Stadiumi de la Ceramica)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shoferi humbi jetën pasi vetura u përplas me ambasadën ruse

Story i radhës

Super ndeshje mes Chelseat e Real Madridit, ja formacionet e mundshme

Të fundit nga