lidhja shqiptare godet ashper gashin kauza kombetare seshte provincializem ne bervenice te fitoje kandidati shqiptar 6ae46dbea5e31

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

October 30, 2026
1 minut lexim
zia

Partia “Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili angazhimin për fitoren e një kandidati shqiptar në Bërvenicë e cilësoi si “provincializëm”.

Në reagimin e saj, partia thekson se kauza kombëtare nuk mund të quhet provincializëm, duke e akuzuar Gashin për nënshtrim politik dhe heqje dorë nga interesat kombëtare.

“Jemi të skandalizuar nga Afrim Gashi, i cili angazhimin e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë e quan provincializëm, ndërsa njëkohësisht deklaron se dëshiron të fitojë më i miri”, thuhet në reagim.

Sipas “Lidhjes Shqiptare”, Gashi dhe koalicioni i tij po mbështesin një “fitore maqedonase” në Kërçovë dhe Bërvenicë, ndërsa shqiptarët, siç theksohet, po luftojnë për përfaqësimin e tyre politik.

Partia u ka bërë thirrje shqiptarëve të Bërvenicës të mobilizohen masivisht në zgjedhjet e së dielës, duke lënë mënjanë dallimet politike.

“Çështja kombëtare në Bërvenicë është çështje dinjiteti, arsyeje dhe demokracie, e jo provincializmi. Le të fitojnë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës”, përfundon reagimi i partisë së Ziadin Selës./Libertas.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmim i arsyeshem brenda tregtise se paligjshme me foshnje ne iran 6ae46d57cd21c
Lajmi i mëparshëm

“Çmim i arsyeshëm”: Brenda tregtisë së paligjshme me foshnje në Iran

elijona thumbon beniten per dhembet ne bbvk 5 kjo e fundit reagon menjehere 6ae46dc0e6481
Lajmi i radhës

Elijona thumbon Benitën për dhëmbët në BBVK 5, kjo e fundit reagon menjëherë

Të fundit nga

ShkoLartë