elijona thumbon beniten per dhembet ne bbvk 5 kjo e fundit reagon menjehere 6ae46dc0e6481

Elijona thumbon Benitën për dhëmbët në BBVK 5, kjo e fundit reagon menjëherë

October 30, 2026
1 minut lexim

Duket se përplasjet mes Elijona Binakajt dhe Benita Zenës nuk kanë mbetur në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova.

Elijona, e cila mbrëmë hyri si mysafire në shtëpinë e BBVK 5, ku ishin futur tre banorët e parë, nuk i kurseu thumbimet gjatë bisedave me ta.

Në një moment, ish-finalistja u shpreh se ka njerëz që janë bërë të famshëm vetëm falë dhëmbëve, një deklaratë që u interpretua si thumbim ndaj ish-banores së BBVK 4, Benita Zenës.

Image

Story

Kjo e fundit nuk vonoi të reagonte. Përmes një InstaStory, Benita publikoi mbishkrimin “Sa ka ta ta dhez ”, duke lënë të kuptohet se deklarata e Elijonës nuk i kishte shpëtuar.

Kujtojmë se dy vajzat patën disa përplasje gjatë edicionit të katërt, ku dhëmbët e Benitës ishin bërë edhe më herët temë debati mes tyre. Madje, në njërën prej përballjeve, Elijona e kishte thumbuar drejtpërdrejt për dhëmbin e saj të diamantit.

Dhe tani, kur një tjetër edicion i Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur, duket se historia mes tyre ende nuk është mbyllur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lidhja shqiptare godet ashper gashin kauza kombetare seshte provincializem ne bervenice te fitoje kandidati shqiptar 6ae46dbea5e31
Lajmi i mëparshëm

“Lidhja Shqiptare” godet ashpër Gashin: Kauza kombëtare s’është provincializëm, në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar!

andreevski cmimi i gazit eshte rritur me 211 kete vit rritja e cmimit te ngrohjes ne shkup eshte e pashmangshme 6ae46e40d9cb9
Lajmi i radhës

Andreevski: Çmimi i gazit është rritur me 211% këtë vit, rritja e çmimit të ngrohjes në Shkup është e pashmangshme

Të fundit nga

ShkoLartë