lidhja e sindikatave punedhenesve mbroni punetoret nga moti i

Lidhja e Sindikatave, Punëdhënësve: Mbroni punëtorët nga moti i nxehtë!

August 5, 2026
1 minut lexim
sin

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë punëdhënësve, në kushtet kur paralajmërohet se sot dhe në ditët në vijim do të ketë temperatura të larta, t’i respektojnë masat e parashikuara me Planin e Veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit mbi shëndetin e popullatës, transmeton Portalb.mk.

“Në drejtim të përballjes me temperaturat e larta të paralajmëruara, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet në punë, ta zvogëlojnë dhe ta ndalojnë punën në ambiente të hapura për punëtorët gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të gjitha mjetet dhe masat për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte. Është e nevojshme të respektohen masat e mbrojtjes dhe kujdesit gjatë temperaturave të larta të ambientit, për të cilat tashmë ka publikuar rekomandime Instituti i Shëndetit Publik”, alarmojnë nga LSMnë njoftimin publik.

Për shkak të temperaturave të larta që priten deri më 7 gusht, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u bëri apel qytetarëve të ndërmarrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit. Rreziku më i madh nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe diellit direkt është në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori i doganave ne korrik u realizua arketim i te ardhurave mbi 14 miliarde denare 6a730b6b198f9
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i Doganave: Në korrik u realizua arkëtim i të ardhurave mbi 14 miliardë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë