Liderët Non Grata e firmosën marrëveshjen !

October 28, 2022
min lexim

Së pari e caktuan datën e shpërthimit të protestës, pastaj e firmosën edhe marrëveshjen mbi zgjedhjet.

Kuajt, të kuqin dhe të ziun, me simbolin e shqiponjës i bënë gati. Do të nisen që ta sjellin Doruntinën pas nëntë kodrave, që simbolizon nëntë vite, megjithëse piktori ka më shumë që është në pushtet.

 Varrin do ta braktisin përkohësisht, sepse amanetin duhet çuar në vend. Po se sollën Berisha dhe Meta Doruntinën, kush do e bëjë këtë. Njeri i akuzuar si non grata, kurse tjetri si bashkëpunëtor i SHIK – ut. Kjo nuk është rastësi. Ndaj dy martirëve. Ndaj dy figurave të kombit. Por pikërisht ata dy duhet të dëshmojnë,  Shqipërisë ka kush i del zot dhe ajo duhet shpëtuar.

 Nga varret nuk e ka askush tjetër, aftësinë që të ngrihet. Ajo është motra e jonë, e cila pas tri mandatesh të Kristaqit, e pret shpëtimin nga ne.

Së pari të ngrihemi nga balta dhe t´i kalërojmë kuajt, pastaj gjatë rrugëtimit do marrim vendime mbi atdheun, deklaruan hijet. Kumtin e kemi dhënë deri në Dardani, Luginë, Mal të Zi, Çamëri, diasporë dhe Maqedoni. Nuk mund të presim më.

 SHBA – të po kërcënojnë se non gratat do mbeten në fuqi dhe pa kurrfarë mëshire, po paralajmërojnë edhe konsekuenca.

Në anën tjetër u paralajmërua se edhe dosjet e enverizmit do të hapen. Ku do  mbetemi ne pastaj. Çdo të bëhet me Shqipërinë tonë. O burra, o sot o kurrë.

 Shqiptarët e frustruar (nga çmimet, energjia, korrupsioni, varfëria inceneratorët, droga, bandat vrasëse etj.) do na bashkohen. Kulmi është arritur, pritet vetëm një shkëndijë dhe flaka do i arrij majat.

Ne duhet vetëm t´i fërkojmë duart, apo t´i ngrinim dy gishtërinj. Revolucioni patjetër do ketë sukses. Ne nuk garantojmë se si do duket fundi, por shpresojmë ta shporrim piktorin. Ai është qëllimi ynë. Hapi tjetër do të ishte ta pushtojmë kështjellën. Më pas çdo gjë do rrjedh sipas planit.

Me rëndësi do të jetë që ne t´i orientojmë masat. Përsëritjen e vitit 1997 nuk e duam, vetëm nëse gjendja na del jashtë kontrollit. Garantim nuk ka. Revolucioni përpos që është i zjarrtë, ai i ka edhe rreziqet e tij. Ne do i tregojmë botës se edhe si hije, jemi uragani i shpirtit shqiptar, i cili nuk mposhtet.

1.     Fshatarësinë kryesore duhet ta kemi pas. Ata do na ndjekin nëse i bindim për benificione, lehtësira bujqësore, treg dhe çmime të sigurta.

2.     Punëtorët do na binden nëse u premtojmë rritje të të ardhurave 120 %.

3.     Studentëve duhet tu premtojmë kushte studimi dhe kushte solide banimi.

4.     Mësimdhënësve dhe pedagogëve duhet t´u shprehim respekt dhe rritje të pagave deri 150%.

5.     Shëndetësisë ndërtime të spitaleve, kushte të punës, rroga të majme dhe fond të caktuar për mbrojtjen shëndetësore të popullsisë.

6.     Barinjve do t´u afrojmë shtazë të llojllojshme dhe përpos atyre që i kemi në Shqipëri siç janë, kuajt, buallicat, delet, viçat, derrat, pulat, patat, sorra, pulëbardhat, do ju sjellim edhe shtazë afrikane, arabe dhe aziatike si: deve, zebrat, gorillat, shimpanzat, elefantët, kuala, kenguru, balena, delfinë etj.

7.     Sportistëve po ashtu do t´u ndërtojmë terrene sportive, salla patinazhi, hokej mbi akull, fusha futbolli me ndriçim dhe barë, terrene skijimi, pishina noti, fusha basketbolli dhe volejbolli, alpinizëm etj.

8.     Turizmin do ta zhvillojmë duke ndërtuar hotele me pesë yje, do ta ngrisim shërbimin dhe pastërtinë, sidomos duke i larguar plehrat nga rrugët kryesore. Do të jetë me rëndësi që edhe ta privatizojmë bregdetin, në mënyrë që ta rrisim konkurrencën duke i joshur turistët.

Ne premtojmë se do ta dhjetëvishijojmë buxhetin, do ta zvogëlojmë tatimin dhe do ta stimulojmë zhvillimin duke e ngritur standardin.

Ky do të jetë vetëm fillimi, sepse ne me revolucionin tonë, nuk do të kemi të ndalur.     

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Provojeni këtë ushtrim, ju jep forcë, energji dhe vitalitet (VIDEO)

Story i radhës

Reciprociteti i targave/ Von der Leyen nga Beogradi: BE kërkon zgjidhje, do të intesifikojnë bisedimet

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë