Liderët e rajonit në Tiranë! Përgatitjet për Samitin e Berlinit, vjen dhe Varhelyi

July 16, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama pret këtë të hënë në Tiranë, liderët e Rajonit dhe komisionerin e Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. 

Në këtë takim kanë konfirmuar pjesëmarrjen Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës, dhe ajo e Serbisë, Ana Bernabiç.

Ndërkohë,  ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian. 

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë.

Mbërritja e krerëve të Ballkanit, ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani, kryeministri foli edhe për një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron.

Kujtojmë se më 6 dhjetor 2022 në Tiranë, u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wenger beson se Arsenali do të shpallet kampion në Angli

Story i radhës

Pejë: Faza testuese në trafik vazhdon edhe për një javë

Të fundit nga

ShkoLartë