lider ne kroaci 61f9091844e3a

Lider në Kroaci

February 1, 2022
1 minut lexim

Mesfushori i kombëtares, Enis Çokaj është përzgjedhur si lojtari më i mirë i javës së 21 në elitën e futbollit kroat.

22-vjeçari që është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Dragovoljac të fituar me rezultatin 2-1 teksa dhuroi një asist.

Në këtë formë, duke qenë më i miri javës, Çokaj nuk kishte si të mos përfshihej edhe në 11-tëshen e dalluar të raundit 21.

Sakaq, futbollisti shqiptar ka nisur sezonin e tretë në Kroaci ndërsa tashmë është shndërruar në një pikë referimi për ekipin kroat dhe deri më tani është aktivizuar për 19 ndeshje ndërsa ia ka dalë që në një rast të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Kujtojmë se me Lokomotivën e Zagrebit aktivizohet edhe një tjetër i ri kuqezi me shumë perspektivë si Indrit Tuci, me 21-vjeçarin që mbulon rolin e sulmuesit. Aktualisht, skuadra e Çokajt dhe Tucit renditet në mesin e tabelës teksa me 27 pikë të grumbulluara mban vendin e gjashtë të klasifikimit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

si ta ndihmoni nje femije qe ndihet i deshtuar 61f908e64f6ef
Story i mëparshëm

Si ta ndihmoni një fëmijë që ndihet i dështuar?

shtepia e lirise ja logoja e koalicionit te berishes me lsi per zgjedhjet e 6 marsit 61f9091acd647
Story i radhës

“Shtëpia e lirisë”, ja logoja e koalicionit të Berishës me LSI për zgjedhjet e 6 marsit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Dashi Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjerat do iu ndërlikohen edhe me tepër. Beqaret duhet te jene me te

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e
ShkoLartë