Një libër i ri për legjendën e muzikës ‘soul-pop’ Whitney Houston, zbulon karakterin e çiltër e frymëzues të këngëtares afro-amerikane, por dhe dilemat e saj që binin ndesh me normat shoqërore me të cilat ishte rritur.
Autori Gerrick Kennedy shkruan në librin e tij “Didn’t We Almost Have It All: In Defense of Whitney Houston” se mes shumë dilemash të edukimit fetar që kishte marrë që e vogël, Whitney kishte fshehur shumë aspekte të karakterit, madje dhe seksualitetin e saj. E rritur në New York, NJ, Whitney ka qenë nën kujdestarinë e nënës së saj Cissy dhe është trajtuar e edukuar si kristiane e devotshme e anëtare e korit të kishës. Kushërira e Whitney, këngëtarja e njohur e rrymës R&B Dionne Warwick, nisi ta inkurajonte talentin e Whitney, te i cili familja shihte një mundësi për t’i shpëtuar varfërisë.
Autori shkruan se në verën e vitit 1980, kur ajo ishte 17 vjeçe u njoh me 19-vjeçaren Robyn Crawford, kur punonin në qendrën komunitare East Orange Community Center në New York. Whitney e Robyn ishin të lidhura ngushtë aq sa kalonin kufijte tradicionale te miqesise. Ato shkonin bashkë në plazh dhe në klube homoseksualësh në New Jersey. Libri thotë se Robyn e çonte Whitney me makinë në baret ku do të këndonte.
Më vonë Robyn Crawford shkruante për marrëdhënien e saj me Whitney Houston: “Ishim shoqe, ishim të dashura, ishin gjithçka për njëra-tjetrën”. Prej vitit 1985 albumet e whitney Houston ishin në vend të parë të listave të dëgjimit. Historia e dashurisë me Robyn nisi të shkaktonte zhurmë kur Whitney e caktoi atë si përfaqësuese ekzekutive një rol që nisi të zgjerohej me kalimin e kohës”.
Pjesë nga libri:
Për arsye se muzika e saj nuk përputhej me atë që pritej nga një vajzë me ngjyrë në vitet ’80s, ajo konsierohej si ‘jo aq sa duhet zezake’. Disa e vinin në lojë dhe disa spekulonin që atëherë për seksualitetin e saj. Whitney ndjehej ndryshe që kur ishte e vogël, ishte si “një djalë me rroba të pista e kordele flokësh që zgjidheshin nga nëna e saj. Ajo preferonte xhinse dhe shpesh vraponte me dy vëllezërit Gary e Michael. Ato u lidhën shpejt dhe ishin të pandashme atë verë, ku ishte njëra ishte dhe tjetra. Ato ishin partnere në sensin tradicional dhe nuk kishin biseduar kurrë për etiketime si ‘gay’, lesbike apo biseksuale, edhe pse putheshin apo flinin bashkë. Por kisha dhe industria e muzikës ishin shumë homofobike dhe Ëhitney e dinte se lidhja e tyre duhet të merrte fund kur mori kontratën muzikore nga Clive Davis. A ishte lezbike këngëtarja e famshme? Të gjithë donin ta dinin.
E përditshmja Washington Post e kishte pyetur këngëtaten për natyrën e miqësisë me Robyn, dhe ajo ishte përgjigjur e acaruar, “ajo punon për mua por përsëri jemi shoqe të ngushta.” Rrjedhimisht Whitney u bashkua me këngëtarin Bobby Brown, dhe martesa e tyre në 1992 kishte kuptim pasi Bobby duhet të pastronte imazhin e tij të ‘djalit të keq’, ashtu si dhe Whitney që duhet t’i shpëtonte zhurmave të homoseksualitetit. Për 15 vjet Robyn vijoi të qëndronte pranë Whitney si shoqe dhe asistente ekzekutive. Robyn i tregoi nënës së këngëtares për varësinë nga kokaina në fund të viteve 80-të, por Whitney justifikohej se Robyn po ekzagjeronte dhe nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.
Varësia nga kokaina rezultoi fatale më 11 shkurt 2012, kur këngëtarja 48-vjeçare u gjet e vdekur në vaskën e banjës në Beverly Hilton Hotel.