Me rastin e abetares unike kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se:
“Fëmijët që dëmtojnë librat e shkollës të sanksionohen”, që e ka kuptimin e psikologjisë së mosprekjes së librave nga nxënësit nga frika për të mos i dëmtuar ato.
E pyesim kryeministrin e Shqipërisë, a më mirë të dëmtohen librat e të mësojnë nxënësit, opo të ruhen librat e të mos mësojnë nxënësit?, librat nuk dëmtohen vetëm nga nxënësit e dobët që rrinë larg librave, është e pamundur të mos dëmtohen librat nga nxënësit e vyeshëm e punëtorë.
Edi Rama në vend që të thoshte të kundërtën që nxënësit jo t’i dëmtojnë, por edhe t’i hanë librat duke lexuar e mësuar e jo për shkak dëmtimeve nxënësit të mos i prekin fare librat.
Me këtë deklaratë Edi Rama nuk i nxit nxënësit për të mësuar, por nxit për t’i ruajtur librat, librat ruhen vetëm nëse nuk i prek kush.