Libia kundërshton vendimin e Egjiptit për demarkimin e kufijve detarë

1 minut lexim

Libia kundërshtoi vendimin e 11 dhjetorit të Egjiptit për demarkimin e kufijve detarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky demarkacion është i padrejtë sepse është shpallur në mënyrë të njëanshme, ai cenon integritetin territorial të Libisë dhe parimet e mirëbesimit dhe respektit të sovranitetit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

“Përcaktimi i kufijve mes dy vendeve duhet të bëhet me marrëveshje të ndërsjellë përmes negociatave që garantojnë interesat e të dyja palëve dhe respektojnë parimin e barazisë”, thuhet në deklaratë.





Story i mëparshëm

Kush fitoi me Dumanin? Kim apo Rama?

Story i radhës

Ziadin Sela: Lirohen nga dënimi kriminelët ndërsa shqiptarët dergjen burgjeve

Të fundit nga