Liberalizimi për serbët, BE sulmoi integritetin territorial të Kosovës

Sulm ndaj integritetit territorial të Republikës së Kosovës konsiderohet vendimi që Parlamenti Evropian mori për t’i mundësuar lëvizjen e lirë serbëve në Kosovë të cilat kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Një goditje të rëndë vlerësohet se po i jepet edhe integrimit të serbëve në Republikën e Kosovës

“Ne kemi punuar bashkë edhe me Bashkimin Evropian, edhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë punuar kaq shumë vite që të provojmë t’i integrojmë serbët lokalë në jetën e përditshme të Kosovës, që të kenë dokumente të Kosovës”, deklaroi Fitore Pacolli Dalipi, Deputete, LVV.

“Me këtë vendim BE e ka sulmuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht e ka sulmuar edhe investimin e tyre mbi 20-vjeçar në Kosovës që Kosova të zhvillohet në aspektin demokratik dhe ekonomik e i bie që BE ka sulmuar edhe investimin e saj”, shtoi Arton Demhasaj, Analist.

Prishtina zyrtare ka kundërshtuar në vazhdimësi këtë iniciativë pasi këto pasaporta i konsideron të jashtëligjshme që shkelin integritetin territorial të Kosovës.

“Ne i kemi kundërshtuar disa herë, do të vazhdojmë të kundërshtojmë si iniciativë dhe si vendim që është marr dhe do të tregojmë se tashmë kemi një numër të madh të qytetarëve të cilët i kanë marr pasaportat e Republikës së Kosovës, mund të udhëtojnë, kanë të drejtë të udhëtojnë”, theksoi deputetja e LVV.

Ekziston frika se një vendim i tillë i Parlamentit Evropian mund të nxisë edhe ata serbë që kanë marr dokumentet e Kosovës të heqin dorë prej tyre.

“Kjo është njëfarë nxitje edhe ndaj atyre qytetarëve serbë që kanë pranuar të integrohen që të fillojnë të kthehen mbrapa për shkak se qenkan edhe rrugë të tjera që i ka legalizuar në këtë rast me vendimin e PE”, përfundoi analisti.

Pas votimit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka mbetur vetëm që Këshilli i BE-së ta formalizojë këtë vendim dhe ai të hyjë në fuqi.

Story i mëparshëm

Fati i festivalit të parë dhe më të madh të seksit në Kore

Story i radhës

Keni zbokth? Kjo maskë flokësh do t’ju shpëtojë

Të fundit nga