LG zbulon monitorin e parë gaming të lakuar

min lexim

LG prezantoi ditën e Enjte monitorët e ardhshëm Premium në IFA në Berlin dhe një prej modeleve që zbuluara ishte ekrani 45-inç i lakuar dizajnuar specifikisht për eksperienca unike gaming.

Kompania tha se modeli 45GT95QE është ekrani i parë i lakuar nën brendin UltraGear të monitorëve gaming dhe i pari që përdor një panel 240Hz OLED.

Me një raport 21:9, monitori ka rezolucionin WQHD prej 3440×1440 piksel dhe mbështet HDR10 dhe HDMI 2.1.

Dizajni pa kornizë me kurvaturë prej 800R do ti bëjë adhuruesit e lojërave ti shijojnë ato më të vërtetë.

Ekrani i LG vjen në të njëjtën ditë që Corsair zbuloi monitorin gaming 1440p prej 45-inç quajtur Xeneon Flex të zhvilluar në bashkëpunim me LG. Ky monitor ka një dizajn që mund të përkulet deri në 800R.

LG në këtë eveniment prezantoi edhe UltraFine Display Ergo AI në IFA. Ekrani 31.5-inç ka kamera të integruar që monitorojnë lëvizjen e syrit dhe automatikisht ndryshojnë lartësi apo pjerrësinë që përdoruesit të mos mbajë një qëndrim për periudha të gjata kohore.

LG nuk dha detaje për çmimet. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ЗА СЕДУМ ДЕНА, 21 МИЛИОНИ ДЕНАРИ ЗА ИГРАЧИТЕ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА СО СУПЕР МИЛИОНЕР, МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТ ДОБИВКИТЕ

Story i radhës

Rexhail Ismaili nga Dollneni inkurajon bujqit që t’i paraqesin dëmet e shkaktuara nga moti i ligë

Të fundit nga