Ashtu si Tirana edhe Lezha po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një qytet kaotik. Parkimet janë një prej arsyeve. Drejtuesit e mjeteve qëndrojnë ku të duan ose ku të munden.
Të radhitur për dy apo për tre pa u shqetësuar për ata që vijnë pas. Ndërsa brenda lagjeve, mjetet lihen në trotuare, duke detyruar këmbësorët të rrezikojnë jetën pasi ecin në mes të rrugës.
“Ecim nëpër qoshe.”
“Kur na zihen trotuaret, normalisht ecim në mes të rrugës.”
Për situatën kaotike të krijuar në qytet, fajësojnë bashkinë dhe policinë rrugore të cilët nuk veprojnë.
“Të veprojë Bashkia para, e më pas Policia.”
“S’kemi ku të lëvizim.”
“Ishalla e merr parasysh edhe shteti, të vejë dorën në zemër për njerëzit, për popullin.”
Kjo situata është e vazhdueshme në Lezhë, pasi policia rrugore dhe ajo bashkiake kanë dështuar në disiplinimin e qarkullimit ne qytet.
Bashkia e Lezhës aplikon parkimin me pagesë ne qendër, por siç duket ka lënë jashtë vëmendjes dhe të padisiplinuar çështjen brenda lagjeve që janë kthyer si xhungël me makina që rrezikojnë këmbësorët.