Futbollisti i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka vajtur në Gjermani për t’u shpallur si njëri prej heronjve të ligës elitare gjermane, Bundesliga.
Polaku është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kësaj lige, dhe aty ka luajtur për 12 vjet, katër te Borussia Dortmundi e tetë te Bayern Muncheni.
“Çfarë dite e veçantë që ishte! Sot, në ditëlindjen time të 35-të, kisha kënaqësinë që të isha pjesë e festës së 60-vjetorit të Bundesligës, dhe u nderova me çmimin ‘Heronjtë e 60 vjetëve të Bundesligës’”, ka thënë Lewandowski.
“Është një privilegj i madh që të konsiderohem mes legjendave si Wolfgang Overath, Karl-Heinz Rummenigge, Matthias Sammer, Felix Magath, Lothar Matthaus dhe Thomas Muller, e madje edhe më shumë që të jem i vetmi i huaj në këtë grup”.