Lewandowski i refuzoi ofertat e majme nga Arabia

1 minut lexim

Robert Lewandowski ishte një tjetër yll që klubet nga Arabia Saudite po synonin ta transferonin në Saudi Pro League.

Por, sulmuesi polak nuk i ka marrë asnjëherë ato në konsideratë, siguron eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Vendimi i ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut ishte i qartë që nga dita e parë: të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për të fituar tituj me gjigantin katalunas edhe në këtë sezon.

Pra, veterani i sulmit nuk u tundua nga ofertat e majme që trokitën në dyert e tij pasi dëshiron të luajë ende në nivele të larta në futbollin evropian.

Gjatë kësaj vere, dhjetëra yje të futbollit evropian u joshën nga ofertat stratosferike të klubeve saudite duke përfunduar në gjirin e tyre.

Por, Lewa iu rezistoi këtyre ofertave duke preferuar të qëndrojë në klubin që e ëndërronte për një kohë të gjatë.

Lewandowski ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

INSTAT: Rritje e pagës mesatare në Shqipëri tremujorin e dytë, arrin vlerën e 70 mijë e 905 lekë

Story i radhës

Roth: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, Maqedonia e Veriut të kthehet në rrugën europiane

Të fundit nga