roth ndryshimet kushtetuese jane te nevojshme maqedonia e veriut te kthehet ne rrugen europiane 65003fe68d766

Roth: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, Maqedonia e Veriut të kthehet në rrugën europiane

September 12, 2023
1 minut lexim

Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane.

Ky është mesazhi i dërguar sot nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth,  përcjell Telegrafi Maqedoni.

Roth thotë se rikthimi në binarë do të thotë se ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por në fund të fundit janë të nevojshme.

Para fillimit të konferencës “Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, Roth tha se është e nevojshme ambicie më e madhe për bisedimet e anëtarësimit.

“Dua të motivoj kolegët e mi këtu se ia vlen të angazhohemi më shumë në luftën kundër korrupsionit, për pavarësinë e gjyqësorit, për forcimin e shtetit ligjor dhe kulturës demokratike në këtë vend. Por reformat e nevojshme nuk janë vetëm përgjegjësi e Qeverisë, por edhe e deputetëve”, tha Roth.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lewandowski i refuzoi ofertat e majme nga arabia 65003eb897deb
Story i mëparshëm

Lewandowski i refuzoi ofertat e majme nga Arabia

pas apple google leshon perditesime urgjente te sigurise 650044d1124a2
Story i radhës

Pas Apple, Google lëshon përditësime urgjente të sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë