Lewandowski: Dua sfida të reja

June 7, 2022
1 minut lexim

Robert Lewandowski është i vendosur dhe nuk e ndryshon mendjen, ai dëshiron të largohet nga Bayerni i Mynihut. E ka përsëritur edhe një herë qëllimin e tij në portalin polak “Onet Sport”:

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”.

Pretendentët për golashënuesin më të mirë të Bundesligës janë të shumtë, por ai e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Barçës.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”.

Lewandowski tha gjithashtu se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje për të gjetur gjuhën me Bayernin, për t’i dhënë fund kësaj martese që zgjati 8 vjet:

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti? Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deklaratat e Lavrov, reagon Presidenca e Kosovës: U provua se “Ballkani i Hapur” ka synime hegjemoniste ruse

Story i radhës

Kapet piromani i klubit, “Vanço Mihajllov”, bëhet fjalë për një vip maqedonas?!

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë