Lewandowski: Diçka ka vdekur në mua, dua të largohem nga Bayerni

June 6, 2022
1 minut lexim

Robert Lewandowski nuk mund ta paramendojë të ardhmen e tij te skuadra e Bayernit.

Ylli polak tash e disa javë po deklarohet haptazi për dëshirën që të largohet nga ‘Allianz Arena’.

Së fundmi lojtari ka thënë se pret për mirëkuptim dhe leje për t’u larguar nga skuadra.

“Unë vetëm dua të largohem nga Bayern. Besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme sesa puna. Mënyra më e mirë është të gjejmë zgjidhje së bashku”, ka thënë Lewandowski.

“Diçka ka vdekur në mua, unë dua ta lë Bayernin për më shumë emocione në jetën time”, shtoi polaku.

Lewandowski vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Barcelonës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 7 qershor

Story i radhës

A do t’i hysh politikës? Flet aktorja Arjola Demiri: Edhe kam qejf edhe…

Të fundit nga

ShkoLartë