A do t’i hysh politikës? Flet aktorja Arjola Demiri: Edhe kam qejf edhe…

Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vioji më pas me karrierën e saj ai aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha sot Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.

Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lewandowski: Diçka ka vdekur në mua, dua të largohem nga Bayerni

Story i radhës

Fitore apo dorëzim? Ja cilat janë synimet e vërteta të Putin dhe Zelenskyt

Të fundit nga