Tradhëtia ndaj Rusisë, është tradhëti, edhe ndaj Serbisë, deklarojnë ata
Në një konferencë për media të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, para gazetarëve, të zhgënjyer me Aleksandër Vuqiqin, president i sapozgjedhur i Serbisë, duke e tradhëtuar Rusinë siҫ thojnë ata, e tradhëtojë edhe Serbinë, duke i përkrahur sankcionet ndaj Rusisë, duke votuar për largimin e Rusisë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në OKB dhe afrimi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, janë veprime kundër interesave serbe, prandaj, udhëheqja e kësaj Lëvizje në krye me themeluesin Boshko Obradoviq që nga viti 1999, kërkojnë të formojë një bllok kundër udhëheqjes aktuale, për t’i dal zot Rusisë, duke bashkëpunuar me kishën orthodokse serbe, ideatore dhe udhëheqja shpirtërore e politikës serbe, që ta mbrojnë Kosovën dhë Metohinë, tokë e shejtë e Serbisë.
Nëse nuk e përkrahim Rusinë, nuk e përkrahim Republikën Serbe, e njohim “shtetin e rremë të Kosovës dhe Metohisë”, e humbim përkrahjën e Rusisë në OKB e cila, duke e përdorë statusin e fuqisë se vetos në Këshillin e Sigurimit si shpetim i Serbisë me përkrahjen edhe të Kinës, atëherë, Serbia dështojë dhe i humbi territoret e saj “ shekullore”( duke aluduar në Dardaninë).
Kjo organizatë, e kundërshton ashpër zgjedhjen e Vuҫiqit për president prandaj, me rastin e formimit të qverisë së re, siҫ thonë ata, ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat për ta penguar Aleksandër Vuҫiqin që të udhëheq me Serbinë në mandatin e ardhshëm.
Siҫ i referohen informatave nga burimet e sigurta sipas tyre nga Moska, gjatë bisedës telefonike të Vlladimir Putinit me Vuҫiqin duke i uruar zgjedhjen për president, ai e pyeti Vuҫiqin dy herë se, a jemi ende miq, ky i fundit heshtë dhe nuk i jep kurfar përgjigje.
Kjo, flet se, Aleksandër Vuҫiq i është dorëzuar Evropës dhe NATO-s e cila na bombardoi, prandaj, populli serb dhe Rusia, më këtë rast, janë të tradhëtuar.
Pas paraqitjes publike të kësaj Lëvizje në këtë konferencë shtypi dhe reagime të ashpra të saj, menjëherë m’u kthye mendja të reagimet e opozitës “ së bashkuar” dhe disa televizioneve të sponzorizuara nga qarqet armiqësore të Republikës së Dardanisë, se, në Shtëpinë e Bardhë po hynë ambasadori i Serbisë, Gjuriqi e nuk po mund të hyjnë, Presidentja dhë Kryeministri i vendit, ishte një naivitet aq i ulët por edhe qëllimkeq sa që vërtetë të brengosë deri në palcë se, ҫka po ndodhë me partitë politike, tani në opozitë, të bashkuar në një front të përbashkët për ta penguar qeverinë, nëse mundën, pse jo edhe ta rrëzojnë, por, nuk e kanë Trumpin as Grenellin, “ fatkeqësishtë”, duke krijuar blloqe fatkeqe edhe më bashkpunëtorët e Aleksandër Vuҫiqit siҫ është Kryeministri shqiptar, Edvin Kristaq Rama i cili, asnjëherë Dardaninë nuk e zënë në gojë duke patur kujdes që mos t’i rrezikon interesat e Serbisë dhe të Vuҫiqit pasi e kanë themeluar një aleancë e cila, ka për qëllim realizimin e nismave të tyre në favor të Serbisë e në dëm të Dardanisë, dhë të shqiptarëve në përgjithësi, siҫ është i ashtuquajturi, Ballkani i hapur.
Në konferencën e sotme për shtyp bashkë me Kancelarin gjerman Sholz si nikoqir i tij, ai, vetëm njëherë e përmendi Dardaninë kalimthi rreth liberalizimit të vizave, sa me e la gojën, ama, nuk ia mbajti me e përmend Serbinë rreth kundërshtimit të sanksioneve ndaj Rusisë, që ishte pyetje drejtuar të dyve, si të gjitha shtet tjera.
Dorën në zemër, as Kancelari gjerman nuk e zuni në gojë Serbinë, ndoshta për arsyera politike të BE-së se, ende ka shansë që Serbia ta ndërrojë mendjen, nëse i besohet, dhe t’i kthehet Evropës.
Kancelari gjerman, kur u pyetën rreth “Ballkanit të hapur” i bëri me dije Ramës së, nuk e përkrah këtë ide, por, vlenë Marrëveshja e Berlinit dhe vetëm sipas konditave të saj mund të bëhen organizime të Ballkanit Perëndimor në kuadër të BE-së.
U trumbetue shumë se, nënshkrimi i 16 Kongresmenëve të Cocusit që nuk është kurrfarë organi ligjëvënës e as obligativ, drejtuar Presidentit Biden, e ka bërë të vetën, nuk qëndron.
Nëse mendojmë me mendje të shëndoshë, atëherë, a nuk është më mirë që, në Shtëpinë e Bardhë të hyjë Gjuriqi se sa Vuqiqi?
Një gjë është më së e sigurtë se, Presidenti Biden, e njeh Serbinë dhe, politikanët e saj më mirë se askush tjetër dhe, ajo që është më së e sigurta se, po mos të kishte garancione me shkrim nga Vuҫiqi të dërguar përmes kuririt të tij, Gjuriqitse, Serbia, megjithatë do t’i bashkohet perëndimit, por të papublikuar për opinion për hir të situatës së brendshme në Serbi, Gjuriqi as ëndërr nuk e kishte parë ta kalojë pragun e Shtëpisë së Bardhë.
Prandaj, ndryshimi i qasjës së Serbisë ndaj Rusisë në një afat aq të shkurtër, është viza për Gjuriqin që ta takojë Presidentin Biden.
“ Opozita e bashkuar” më parë e dështuar, nuk lënë gur pa lëvizë, nuk lënë mjet informimi pa përdor e keqpërdorë për një fushatë propagandë antiqeveritare në momentet kritike politike, diplomatike, ekonomike dhe institucionale për vendin, ata si kurrë më parë për 20 vite, nuk ishin kaq të zëshëm për dukuritë negative nepotike të ese cila ish qeveri në koalicione që i kishin tejkaluar të gjitha rregullat dhe normat ku qytetarët e patën mundësinë edhe publikishtë përmes ekraneve televizive e bisedave të inҫizuara telefonike të vërtetohen siҫ ishte rasti i ashtuquajtur“Pronto- mafia” e cila, gjykata i shpalli “ të pafajshëm në mungesë provash”.
Se, krejt ky aktivitet e zavall, nuk kanë të bëjnë më shtetin por me pushtetin, por, edhe kjo e fundit jo aq primare sa e kanë frikën e zbatimit të normave juridike dhe, ligjeve në fuqi të aprovuara nga Parlamenti më shumicë votash, për anti korrupcion, pasurimi i jashtëligjshëm dhe kthimi i tij në arkën e shtetit, përgjegjësitë për vepra penale, jo vetëm të atyre korruptive por, edhe të atyre në dëme të interesave të shtetit siҫ ishin, falja e teritoreve të Dardanisë, koncesionet e panevojshme ndaj Serbisë, tentim korigjimi i kufijve sipas kërkesave të Serbisë, për ҫka organet kompetente shtetërorr duhrt të jenë shumë decidive në zbatimin e masave ndëshkuese pasi që seriozishtë, rrezikohej tërësia teritoriale dhe sovraniteti.
Marrjen e këtyre masave, mund ta bëjnë vetëm të pakorruptuarit, të pashantazhuarit nga asnjë aspekt, prandaj, aksionet e kohëve të fundit, e kanë tronditë opozitën e cila, është në gjendje të punojë e bashkpunojë më ҫdokënd që i bashkohet kësaj histerie nga frika për zbulimin e veprave abuzive të të gjitha formave.
Hyrja nën sqetull të Edvin Kristaq Ramës i cili, nga i gjithë opinioni shqiptar haptas akuzohet për akte tradhëtie dhe bashkpunimi me Serbinë, nga ana e opozitës, nuk befasohem nga partitë e dala nga lufta por në veqanti me LDK-në “ e Ibrahim Rugovës” gjoja, për të biseduar rreth zbulimit të bustit të tij në Tiranë dhe kujt i drejtohen ata, mund të paramendoni se po të ishte Rugova gjallë si do të reagonte.
Mbeturinat e Enver Hoxhës, Partia Socialiste e Shqipërisë me të cilin kurrë nuk do të takohej, të marrë një leje për një gjë të tillë, është absurd.
Zoti Abdixhiku me direktivat nga kauçi i ish udhëheqjës së LDK-së dhe atyre që ende janë të mendimit se Serbisë duhet dhënë diqka, LDK-ja, nuk është duke u reformuar por, duke u deformuar në maksimum.
Shpresa se, LDK-ja, do ta kthej frymën rugoviane, është sikur deklaratat populiste gjatë fushatave parazgjedhore.
Kam shpresuar shumë se megjithatë, LDK-ja do të reformohet, do të pastrohet nga mbeturinat e ishave dhe të bëhet parti serioze siҫ ishte shtetformuese e serioze në kohën e themeluesit të shtetit të Dardanisë, vërtetë një Gjorg Uashington, nën presionin e mbeturinave të vjetra, ajo, as që ka shansë të bëhet parti e cila mund të drejtoj me shtetin.
Rugovizmi në LDK, mund të kthehet vetëm nën drejtimin e Presidentes aktuale, zonjës Osmani, një Rosa Park e Dardanisë sikur ajo zonja me ngjyrë nga qyteti i Montgomerit të shtetit të Alabamës të SHBA-ve e cila, nuk ia lëshojë karrigën të bardhit në autobusnjë sjellje raciste e diskriminuese, me gjithë peripetinat që i përjetojë por, nuk u thye.
Udhëheqja dardane, do të ftohet në Shtëpinë e Bardhë sepse, shumë gjëra kanë lëvizur qoftë edhe në margjinat e Tryezës së 25-të më radhë në Greqi me temën: Bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e BE-së dhe i dërguari i posaqëm i Presidentit Biden, Escobar.
Sjelljet e opozitës aktuale, nuk janë konform interesave shtetërore e as nacionale, duke mos ia mohuar të drejtën e opozitarizmit por, jo në nivelin e rrënimit të ҫdo gjeje për interesa personale dhe ikja nga përgjegjësia për veprat e bëra në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Hafiz Shala
New York –
12 prill 2022