levizja e fundit e trump shba drejt zhvendosjes se trupave nga gjermania ne poloni 69ffa74872040

Lëvizja e fundit e Trump, SHBA drejt zhvendosjes së trupave nga Gjermania në Poloni

May 9, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “mund” të zhvendosë trupat amerikane nga Gjermania drejt Polonisë, ndërsa Pentagoni po përgatitet të tërheqë rreth 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania gjatë vitit të ardhshëm.



Polonia do ta dëshironte këtë,” u tha Trump gazetarëve të premten kur u pyet për mundësinë. “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Poloninë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin… Më pëlqen shumë, ndaj kjo është e mundur“, u shpreh ai.

Pentagoni konfirmoi më herët këtë muaj se SHBA do të tërheqë 5 mijë trupa nga bazat ushtarake në Gjermani, duke realizuar një kërcënim që Trump kishte bërë pas përplasjes me kancelarin gjerman Friedrich Merz lidhur me luftën në Iran.

Trump ka paralajmëruar më pas se Pentagoni do të “shkurtojë shumë më tepër se 5 mijë” trupa.

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, deklaroi të mërkurën se Polonia është e gatshme të presë trupat amerikane që mund të tërhiqen nga Gjermania dhe se ai personalisht do të lobojë tek Donald Trump për t’i dërguar ushtarët drejt lindjes.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk kishte paralajmëruar të hënën se Varshava nuk duhet “t’u rrëmbejë” trupat aleatëve.

Ministri polak i Mbrojtjes dhe kreu i Partisë Popullore Polake konservatore, Władysław Kosiniak-Kamysz, mirëpriti të shtunën deklaratat e Trump.

“Aleanca polako-amerikane është themeli i sigurisë sonë,” shkroi ai në rrjetin social X. “Polonia është e gatshme të pranojë më shumë ushtarë amerikanë për të forcuar krahun lindor të NATO dhe për të garantuar mbrojtje edhe më të mirë për Evropën.”

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski shteti ka rezerva te kerozines per tre muaj 69ff9551632b8
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Shteti ka rezerva të kerozinës për tre muaj

donika gervalla profesor agani dhe sali cekaj heret e kishin kuptuar qe liria nuk fitohet vetem me arme 69ffa82ca3829
Lajmi i radhës

Donika Gërvalla: Profesor Agani dhe Sali Çekaj herët e kishin kuptuar që liria nuk fitohet vetëm me armë

Të fundit nga

ShkoLartë