Samsung raportohet se ka ulur prodhimin e planifikuar të smartfonëve për 2022 nga 310 milionë në 280 milionë.
Edhe pse ende është një sasi e madhe telefonësh, kemi të bëjmë me një rënie me 30 milionë. Besohet se në objektivat e prodhimit ka ndikuar lufta Rusi-Ukrainë ndërsa prej saj do të preken të gjithë smartfonët nga ato të rangut të ulët tek të rangut të mesëm.
Nuk është vetëm Samsung që po ndjen efektet e pandemisë apo luftës në Ukrainë apo rritjes së inflacionit.
Apple nga ana tjetër raportohet se do të prodhojë të njëjtën sasi telefonësh si në 2021, pavarësisht faktit se modelet e këtij viti patën përmirësime të ndjeshme.
Në tërësi ngjan me një trend ku tërë prodhuesit po përpiqen që ekonomia të përkeqësohet përpara se të përmirësohet. /PCWorld Albanian