Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e kongresit të dytë të Lëvizjes BESA sonte u zgjodh struktura e re e degës në qytetin e Kërçovës. Në këtë kuvend zgjedhor delegatët e degës në Kërçovë besimin për të udhëhequr ja dhanë , Agim Sadikut magjistër i shkencave ekonomike, i cili si kryetar i ri i degës prezantoi edhe kryesine e re dhe e ekipin e tij në Kërçovë.
Kuvendin e udhëhoqi kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit, Abdush Demiri, ndërsa fjalë rastin për të përshëndetur punimet e degës, mbajtën sekretari organizativ, Adnan Azizi, anëtari i komisionit Fatmir Limani si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.