Lëvizja Besa kundërshton ndalesën e Qeverisë për themelimin e ndërmarrjeve për ndriçim publik!

October 31, 2022
1 minut lexim
Të nderuar qytetar
Të nderuar përfaqësues të mediave
Jemi të indinjuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendim ky me të cilën ua ndalon komunave të themelojnë Ndërmarrje Publike për ndriçimin publik, duke rrezikuar kështu që komunat dhe qytetarët t’i lënë në errësirë. Ne vlerësojmë se ky vendim është politik, duke u mohuar komunave që udhëhiqen nga opozita që të menaxhojnë me ndriçimin publik në mënyrë efikase dhe në shërbim të qytetarëve.
Duke pasur parasysh faktin që taksa për ndriçim publik që e paguajnë qytetarët është fikse, është e pamundur që komuat të mbulojnë harxhimet e energjisë elektrike nëse ata i detyron që rrymën ta sigurojnë në tregun e lirë ku çmimet janë shumëfishuar.
Është tendecioz qëndrimi i qeverisë se komunat do ta keqpërdorin themelimin e ndërrmarjeve publike, sepse shumë mirë dihet se pushteti qendror jo vetëm që ka dështuar me masat e ndërmarra në drejtim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike, po me këtë vendim tenton që edhe komunave t’ua pamundësoj që të ju shërbejnë qytetarëve.
Duam të rikujtojmë qeverinë e Maqedonisë së Veriut se Komuna e udhëhequra nga Lëvizja BESA janë ndër të paktat komuna të cilat nuk kanë keqpërdorur energjinë elektrike, përkundrazi kemi marr masat e nevojshme për kursimin e saj. Gjithashtu duam të informojmë opinionin se Lëvizja BESA do të informojë të gjithë institucionet relevante dhe përfaqësitë diplomatike për këtë vendim arbitrar dhe politik të Qeverisë së RMV-së. Është absurd dhe në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale vendimi që komunat të mos kenë të drejtë te themelojnë ndërmarrje publike kurse oligarkët e pushtetit pothuajse kontrollojnë gjysmën e tregut të energjisë, andaj kërkojmë nga qeveria që ta shfuqizojë këtë vendim. Nuk lejojmë që qytetarët tanë të mbeten pa energji elektrike, nuk do lejojmë që qeveria të sjell vendime hakmarrëse ndaj qytetarëve tanë!
Blerim Sejdiu, Nënkryetar i Lëvizjes BESA dhe Kryetar i Komunës së Zhelinës

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Milan i zgjat kontratën e trajnerit Pioli deri në vitin 2025

Story i radhës

Dhimbjet e shpinës, kur duhet të shqetësoheni

Të fundit nga

ShkoLartë