Lëvizën në korsi të gabuara/ Rrugorja ‘’ndëshkon’’ këmbësorët dhe drejtuesit e patinave

1 minut lexim

Komisariati i policisë rrugore në kryeqytet përmes një komunikate ka treguar shkeljet e këmbësorëve dhe drejtuesve të patinave të cilët më pas janë ndëshkuar me gjoba.

Teksa gjobat janë shoqëruar edhe me pamjet filmike që tregojnë rastet konkrete të shkeljeve nga ana e këmbësorëve por edhe drejtuesve të patinave.

Teksa rrugorja është në terren, bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë;

Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, si dhe këmbësorë, duke lëvizur në korsi jo të dedikuara për to, por në kundështim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bën thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

Story i mëparshëm

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Policia belge kryen bastisje pas dyshimeve për organizim të një sulmi terrorist

Të fundit nga