Tentimi për rrëzimin e Qeverisë nga ana e Aleancës për Shqiptarët, Besës dhe VMRO-së, me ndihmën e “Levicës” pak kohë para eskalimit të situatës në Ukrainë po del të jetë skenar rus për eskalimin e gjendjes edhe në RMV, njofton gazeta.mk
Partneri i Arben Taravarit dhe Arjanit Hoxhës, “Levica” ishte partia e parë në RMV që nuk dënoi por përshëndeti agresionin rus mbi Ukrainën dhe të njëjtën e krahasoi me Kosovën duke thënë se “deshët Kosovën, ja një Kosovë të dytë”.
Në të njëjtën vijë me “Levicën”, doli të jetë edhe Ivan Stoilkoviç, kryetar i Partisë së Serbëve në Maqedoni.
Agresionin rus nuk e dënoi as kreu i partisë “si motër” të Putinit në RMV që drejtohet nga Janko Baçev.
Ndryshe, javë më parë opozita e bashkuar shqiptaro-maqedone s’bashku me Levicën dështoi ta rrëzoi Qeverinë e vendit, duke mos mundur të krijojnë shumicë të re, prej 61 deputetësh.