KKSB: Gjendja e përgjithshme e sigurisë është e kënaqshme dhe stabile

March 4, 2022
min lexim

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e parë në të cilën është diskutuar për planin e punës së këtij këshilli, ku anëtarët kanë dhënë fillimisht propozime rreth objektivave që janë paraparë në këtë plan.

Afrim Halili, komandant i stacionit të policisë në Viti, kërkoi nga të gjithë mekanizmat që janë të përfaqësuar në KKSB, që të përkushtohen në arritjen objektivave, ku pothuajse policia është e përfshirë në gjitha prej tyre.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Husamedin Hoxha, propozoi që KKSB të jetë më e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve që dalin nga ky këshill, duke vu theksin tek siguria në shkolla, tek dukuria e përdorimit të lëndëve narkotike tek të rinjtë, që është një problem shqetësues, sensibilizimi dhe promovimi i bashkëjetesës ndëretnike e kulturore etj.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, pasi ka uruar anëtarët e rinj të KKSB-së, u zotua se së bashku me mekanizmat e tjerë, do të zbatojnë rekomandimet e KKSB-së, sikur edhe vitin e kaluar që kanë për qëllim mirëqenien qytetare.

“Do të punojmë për të gjithë komunitetet pa dallim. KKSB edhe vitet e kaluara ka qenë produktive dhe ka nxjerr rekomandime sa i përket aspektit të sigurisë dhe për këtë jam falënderues të gjithëve që kanë kontribuar”, ka thënë Haliti. Në pikën e dytë, rreth gjendjes së sigurisë në komunën e Vitisë, komandanti i policisë, kapiten Afrim Halili, ka theksuar se gjendja e sigurisë së përgjithshme është e kënaqshme dhe stabile.

“Ka filluar një vit i mbarë. Situata e sigurisë është duke u përmirësuar nga viti në vit. Kanë shënuar rënie drastike raste që prishin rendin dhe sigurinë publike. Kemi hartuar edhe një plan të vigjilencës me detyra të qarta. Por duhet përmendur bashkëpunimin tejet të mirë me qytetar, për çka falënderoj ata për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim me policinë”, ka thënë kapiteni Halili.

Duke folur për sigurinë brenda institucioneve shkollore, drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini tha se siguria në shkolla është në nivel. Në këtë rrafsh, ajo theksoi se janë të përkushtuar që pos rritjes së cilësisë në arsim, të parandalojnë edhe dukuritë negative, përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe në bashkëpunim me autoritetet policore të parandalojnë incidentet në shkolla.

Nga ky takim, anëtarët e KKSB-së dolën me rekomandime që të intensifikohet puna e inspekcionit të komunikacionit për parandalimin e taksive ilegale, si dhe të shqyrtohet gjendja e pusetave nw hapësira publike dhe për mbyllja e tyre nga Drejtoria për Shërbime Publike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raporti i DASH për kanabisin, PD: U vërtetua ajo që denoncuam ne

Story i radhës

“Levica” dhe Stoiljkovici të Taravarit dhe Hoxhës kundër Ukrainës, pro Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë