Letra drejtuar Eroll Salihut

min lexim

Kryetari in Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Salihu, iu drejtua me një letër Eroll Salihut, kryetari i KAS.

“Deklarim pas Interpretimit të pjesshëm të Vendimit të GJAS nga kryetari i KAS, z. Eroll Salihu!
I nderuar z. Salihu, Kryetar i KAS,

Duke ju falënderuar për përgjigjen në kërkesën e Federatës së Notit të Kosovës, për interpretim dhe sqarim të pjesshëm të Vendimit të GJAS, ngase ishte e pa qartë mënyra e implementimit të Vendimit, si dhe procedurat që duhet ndjekur, për tu regjistruar klubet e notit në FNK.

Pas interpretimit tuaj, për FNK është më e qartë mënyra e implementimit të Vendimit të GJAS, si dhe procedurat të cilat federata duhet ndjekur bazuar në Statutin e FNK, si dhe Rregulloren për regjistrim të klubeve dhe sportistëve në FNK.

1. Pra, bazuar në këtë interpretim, FNK e pranon Vendimin e KAS;

2. Bazuar në Statutin dhe Rregulloren për regjistrim të klubeve dhe sportistëve në FNK, Federata e Notit të Kosovës do ti ftoj të gjitha klubet e notit për të aplikuar për pranim në federatë, duke ju treguar procedurat si dhe kriteret që duhet plotësuar secili klub për tu bërë pjesë me të drejta të plota në FNK; 

3. Të gjitha ato klube që do ti plotësojnë kriteret bazuar në rregullativën në fuqi të Federatës së Notit, do të pranohen në FNK.

4. FNK do të jetë bashkëpunuese dhe ndihmuese me klubet e sajë, gjatë gjithë procesit, si dhe
5. FNK do të ju njoftoj me kohë për rrjedhën e këtij procesi”,
kështu i ka shkruar Astrit Haliti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa uron motrën për ditëlindjen e 21-të

Story i radhës

Hiti i rradhës nga Florim Gacaferi

Të fundit nga