Letonia kërkon që Ukrainës t’i jepen më shumë sisteme HIMARS

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, bëri thirrje që Ukrainës t’i jepen më shumë sisteme HIMARS si dhe armë të tjera.

Pesë muaj që kur Rusia sulmoi Ukrainën. Derisa Ukraina vazhdon të luftojë, ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim atë. Në vend të fjalëve boshe, nevojiten më shumë HIMARS dhe sisteme të tjera moderne të armëve për të ndaluar luftën”, shkroi ai në Twitter.

Sipas Pentagonit, Ukraina ka tashmë 12 sisteme HIMARS dhe së shpejti SHBA-ja dhe aleatët e tjerë do të ofrojnë të paktën 8 të tjera.

Forcat e Armatosura përdorin sistemet HIMARS, veçanërisht për të shkatërruar depot e municioneve, pajisjet dhe postet komanduese të rusëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Morena Taraku shfaqet provokuese dhe joshëse në bikini

Story i radhës

Rruga Pejë – Kuçishtë që lidhë 14 fshatra të trevës së Rugovës, në gjendje të mjerueshme..!?

Të fundit nga