Qëndrimi yt nazifashist ndaj Kosovës dhe shqiptarëve lidhur me kundërshtimin tënd në Parlamentin Evropian që Kosova të mos jetë anëtare e BE-së dhe që Kosova nuk duhet ta merr as liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova i ka plotësuar moti kushtet e kërkuara, tregon se në mendjen, zemrën dhe shpirtin tënd nuk ka asnjë dromcë ndjenje njerëzore.
Ti nuk e meriton të t’quaj as zonjë, as motër dhe as femër, sepse me këtë diskutim tëndin skandaloz kundër Kosovës në këtë fillimshekull të 21, dëshmon se je albanofobe, që me praninë tënde në Parlamentin Evropian, po e turpëron Francën nga e cila vjen, po e turpëron Parrlamentin Evropian dhe po e turpëron atë ndenjëse të eurodeputetes prej ku Evropa pret demokraci, barazi dhe përparim.
Këtë paraqitje tënde kundër Kosovës po ta dërgosh në një ekspertizë pisikologjike, sociologjike dhe psikiatrike, diaagnostifikimi final do të jetë se ti je shizofrene e kulluar anti shqiptare, anti njjerëzore, antihumane dhe se je turpi i Parlamntit Evropian.
Ky qëndrim i yt kundër Kosovës të larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, dëshmon se ti nuk ke afarë respekti ndaj Zotit që të ka krijuar, nuk ke repekt ndaj vetes tënde, nuk ke respekt ndaj familjes tënde dhe ndaj shoqërisë tënde.
Sipas mendimit dhe gjykimit tim si gazetar me një përvojë më shumë se gjysëm dhekulli në gazetari, dhe që gjer me sot nuk më ka mbetur asnjë tekst i shkrruar i pa botuar, kam bindje të plotë se ndaj Kosovës dhe shqiptarëve ke bërë mëkat të madh që nuk do ta fal as Zoti, dhe se me siguri do të ndëshkohesh nga Zoti në këtë jetë, por edhe në jetën e përtejme. Për këtë jam më se i sigurtë dhe mbaje mend se do ta pësosh rëndë personalisht dhe familjarisht.
Eurodeputete Dominique Bilde, sa për sqarim po të informoj se shqiptarët janë komb fisnik e liridashës. Shqiptarët janë kombi më i vjetër autokton në Ballkan me gjuhë, kulturë dhe tradita kombëtare që nuk mund t’i kontestojë askush.
Nuk ekziston asnjë fakt historik që shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.
Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, paardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, të cilët kanë jetuar gjer përtej Nishi.
Serbia dhe serbët që dëshiron t’i mbrosh janë mbeturinë e hordhive të egra që erdhën në Ballkan nga Karpatet në shekullin e 6-të, dhe që me ardhjen e tyre në Ballkan sollën vetëm konflikte, luftëra, vrasje dhe dëbime për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë kriminale.
Kishat, manbastiret dhe patriakrkanat në Kosovë, për të cilat Serbia pretendon se janë serbe, parakrakisht kanë qenë objekte të krishtera shqiptare, të ndertuara ne tokem shqiptare dhe nga shqiptarët, të cilave Serbia me okupimin e Kosovës u aka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, dhe për këtë ekzistojnë fakte dhe fotografi.
Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, për t’ia plotësuar Serbisë hegjemoniste orekset olupuese, kombit shqiptar iu bë padrejtësia në e madhe, duke e lënë jashtë kufijve të shqipërisë amë më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare dhe të kombit shquiptar, që edhe sot kombi shqiptar jeton në trojet e veta, por në pese shtete fqinje.
Eurodeputete Dominique Bilde, Serbia kriminale në agesionin gjenocidal që e kreu në Kosovë ne vitet 1998/99, vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumëshr ne gjoksin e nënës, dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra shqiptare, rrëmbeu 1643 shqiptarë nga Kosova, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.
Serbia kriminle mijëra e mijëra shqiptarë i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i tranportoi në Serbi ku i varrosi në varreza masive, për t’i fshehur gjurmët e krimeve.
Eurodeputete Dominique Bilde, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, po t’i pezentoj disa copëza nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:
“Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”
Eurodeputete Dominique Bilde, lexoje me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë kriminale në Kosovë.
Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.
Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!
As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).
As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.
Eurodeputete Dominique Bilde, në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara, të fotografuara dhe të inçizuara.
Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët janë rast më vete dhe duhet të respektohet tërësisht e drejta dhe e vërteta e Kosovës, e Shqipërisë dhe e mbarë shqiptarëve.