Letër miqve ose lexuesve të dashur!

min lexim

Të nderuar miq, të dashur lexues, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinjë!

Jeta është një ‘numratore e madhe’ më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond….Një ‘tabelë e madhe’ shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, tèrbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij, ku çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion….

Në të kundërten, siç e dini edhe vet, janë të shumëta dhe të panumërta sfidat, travajet, krajatat, vështirësitë ose peripetitë e ndryshme si refugjatë, mërgimtar ose emigrant dyerve, strehëve ose rrugëve të huaja. E sidomos si emigrant, strehimkërkues shqiptar nga Kosova.

Në fillim kanë qenë lotët e femijë (kalamajve) tanë të vegjël nepër kampe të ndryshme refugjatësh, në baraka, kontejnera ose strehimore së bashku me ato levizje të tensionuara të atyre gishtërinjëve të tyre të vegjë nepër hartat e ndryshme gjeografike të globit ose kontinetit tonë, për të gjetur ose zbuluar dikund atdheun ose vendlindjen e prindërve të tyre së bashku me vendndodhjen e gjyshit, gjyshës, xhaxhait, dajës ose dikujt tjetër gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Me fjalë tjera, të “korrurat dhe të vjelurat” e jetës së mërgimtarit ose emigrantit, janë të­ vogla në krahasim me vuajtjet, mallin dhe nostalgjinë e madhe që djeg e flet. 

Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e mallit dhe nostalgjisë mërgimtare ose ekzilore, gëzimi, hareja, kënaqësia ose lumturia, janë vetëm stisje ose trill çasti ose momenti, sa për t’i bërë ataraksion shpirtit ose inkarnacion vetvëtës tënde subjektive që nuk puçët ose nuk përkon fare me objektivitetin ose realitetin.

Jeta në mërgim ose emigracion, pos tjerash të mëson të përbuzësh dhe anashkalosh ciizmin ose injorancën e tjetrit, dhe të merrësh me ekzistencën ose obligimët e përditshme. Rrugë tjetër nuk ka për mendimin tim.

Se këndejmi, qysh të vegjël, apo si femijë, secili ose shumica prej nesh i kemi ndierë dhe përjetuar njëkohësisht disa gjëra ose aspekte të ndryshme në zemrën dhe shpirtin tonë: tmerrin e kohës dhe botës në të­ cilat jetuam, u lindem dhe u rritem (jo sa duhet), skamjen, mjerimin dhe robërinë së bashku me kuptimin ose harenë e jetës në çaste ose momente të caktuara. E sidomos me rastin e çlirimit të Kosovë dhe fitorës historike të UÇK-s dhe forcave të Natos kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare.

U mor vesh se i tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve të shumtë shqiptar ose kosovar gjithandej globit.

Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.  I njoh edhe vet ose personalisht, ato situata.

Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit….Harresa ose mohimi i gjuhës amtare….E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.

Ndaj, edhe ideja dhe teoria e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, janë një ide dhe teori atdhetare dhe tepër romantike e patriotike. 

Gjithashtu, edhe njohja e gjuhëve të huaja, krahas gjuhës amtare, të jep mundësinë të njihesh dhe komunikosh me botën. 

Njohja ose mësimi i cdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën.

Kështu është edhe në politikë të lartë ose diplomaci, kulturë, informacion, gazetari, komunikim ose komunikologji….

E gjithë filozofia kulturore, informative, gazetareske, publicistike, politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…

 Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Kuptohet si miq ose klinet të tyre e jo si armiq.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlatuve, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi…dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Të dashur lexues,

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret.

Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? 

E sidomos kultivimin ose blerjen marramendëse ose astronomike të spermës së kalit, magarit (gomarit) ose shtazëve (bishave) tjera, për të lindur ose krijuar “mëshkuj ose burra të fortë” për luftë etj….?!

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyeste filozofi.

Shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t’i bërë të kapshe dhe t’kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës nga luftërat ose sëmundjet e ndryshme vdekjepruese….!

Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën dhe pasigurinë individuale dhe kolektive.

Çdo ditë jetojmë pra me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i  rrobotizojnë edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”! Apo…?!

Është më mirë të jesh i ndrërshem dhe i sinqertë në fahun ose profesionin tënd, se sa të mashtrosh të tjerët dhe vetvetën tëndë me çështjet ose gjërat që nuk i di, nuk i njeh dhe s’ke autorizim ose kompetencë për to.

Tek e fundit, kush jam unë,  kush je ti, ose kush jemi ne me i zgjidhur çështjet ose problemet e globit?!

Ky është një “obligim” ose “privilegj i madh” vetëm për ata që ushqehën dhe freskohen me gjellëra të “Zotërave ose Perëndive të Olimpit”, si dhe me “eliksirin” e Luciferit ose “Sizifit mitik” të Homerit.

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!?

Ndërkaq, ne shqiptarët e shkretë, as në shqip nuk e kuptojmë njëri tjetrin.

Personalisht mëse tepërmi ndjiejë mallë dhe nostalgji për zërat e kohës dhe gjeneratës time të pafat!

Diaspora e madhe shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të angazhohet ose mobilizohet në mbështetje të luftës çlirimtare dhe interesave supreme të kombit dhe atdheut. 

Ndërkaq, politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri, sipas bindjes ose mendimit tim, janë vegla ose instrumente të thjeshta manuale, mekanike, kakofonike ose propagandistike (bla-bla-bla ose tra-la-la) të “burrave të fortë” të Brukselit, Moskës, Stambollit dhe Uashingtonit.

Sidoqoftë, ne do vdesim një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s’u shkruan kurrë si duhet dhe siç janë në të vërtetë.

Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato. 

Ndaj,”mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

“Mos insistoni kurrë për t’i ushtruar ose stërvitur derrin (thiun) dhe gomarin (magarin) për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar me nota muzikore, sepse do i merzisni dhe skandalizoni akoma me shumë edhe derrin, edhe gomarin. (P. Dickinson)

Sipas dialektikës jetësore ose filozofisë së njohur gjermane dhe asaj italiane, ne jemi vetëm një grusht ëndërrash ose iluzionesh aty dhe atëherë kur jetën, kohën, vitët dhe ditët tona, i kalojmë fare bosh. 

Apo, “të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Nuk ishte aspak e lehtë të jetoje dhe veproje dikur nën sundimin, diktatin, monopolin ose mbretërine absolute të atyre “zotërave” ose ‘perëndive të pakurorëzuar’ të tokës, detit dhe qiellit….E sidomos atëherë kur prehëshin fatët dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose “gjeometrinë e stisur” të varrit ose natës së fundit mbi tokë.

Aty dhe atëherë pra, kur shtrihej qafa e atyre, përposhtë të së cilës, prehëshin ose këputëshin kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

Se këndejmi, “Hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave…Kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit. ( Leonardo Da Vinçi)

” Njeri i fortë është ai i cili është gjithëmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit.” tha dikur Napoleon Bonaparta.

Sipas një maksime ose proverbe të njohur greke:” Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve dhe fukararënjëve, askush nuk u jep bukë, para, liri ose drejtësi, por vetëm prova të ndryshme, leksione, këshilla ose ligjerata.

Nga persona ose individ të ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, analfabet, anonimus ose njerëz pa histori, si dhe pa kurrfarë dinjitetit, digniteti dhe identiteli intelektual, profesional dhe intelegjent: Nepër portale gazetash, agjensi lajmësh të ndryshme në Kosovë dhe diasporë, pos tjerash, të bien në sy edhe orvajtjet ose tendencat tashmë të njohura konspirative, dekonspirative, hipokrite, retrograde, infantile, patologjike, reaksionare dhe anakronike mbi përdhosjen, njollosjen, denimgrimin, demonizimin, satanizimin, linçimin dhe skizmatizimin e skajshëm të figurave ose personalitetëve të ndryshme çlirimtare, ushtarake (luftarake), shtetrore, nacionale, institucionale, politike etj. Disa prej tyre të paraburgosur në Den Hagë dhe kështu me radhë.

Bëhet fjalë mbi persona ose individ të ndryshëm me intelegjencë të ulët, gjegjësisht me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, organike, psikosociale dhe të tjera, të mbrojtur ose privuar nga karantenat, izolimet, hospitalizimet, anamnezat, analizat ose ekzaminimët e preferuara defektologjike ose psikopatalogjike në klinikat ose spitalet e specializuara dhe kompetenre.

Dhe, kjo pa u hyrë lek as pullë në xhep.

U mor vesh së mungesë shteti dhe lirie shtetrore dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Një pjese të konsiderueshme të popullit dhe personave ose individëve stupid, nebuloz, mediokrit, skizofren, oligofren, dogmatik, demagog, hipokrit, paranojak, maniak, violent, infantil dhe patologjik në Kosovë, sikur iu mungojnë besimi dhe njohuritë elementare ose themelore mbi luftën çlirimtare, heroike dhe patriotike të UÇK-së: Prandaj, edhe nuk i besojnë lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe ngarendin ose vrapojnë pas një “lirie tjetër” që nuk bartë emrin, nënshkrimin ose protokolin e UÇK-së dhe shqiptarëve. 

Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. “Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër”. (Stefan Zweig)

Thuhet se misionarët, iluministët, teistët ose deistët e ndryshëm europerëndimor, dikur kishin hasur në pengesa ose vështirësi të shumëta teorike dhe leksikologjike para pjesëtarëve të paditur të fisëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, parafetare ose parapolitike në Kongo dhe vende tjera të Afrikës, kur iu thanë:” Nëse gafet, gabimët ose mëkatët tuaja kanë qenë me të mëdha ose më të zeza se korbi, ato do iu falën dhe bëhen të bardha si floku i borës, me kushtë që të mos i përserisni më gabimët ose mëkatet tuaja!” Dhe, mëqe në Afrikë nuk kishte rënë kurrë borë, dhe mekatarëve ose ateisëve të shkretë afrikan, iu mungonin si të thuash njohuritë themelore ose elementare mbi borën (dëboren) e bardhë: Atëherë misionarëve ose iluministëve të lartëpërmendur europerëndimor, iu desht t’ua “përkthejnë” dhe adaptojnë fjalët ose mësimet e veta mëkatarëve ose afetarëve afrikan, duke iu thënë se :” gabimët ose mëkatët e tyre, do iu falëshin dhe bëheshin të bardha si thelbi i arrës së kokosit.” 

Nejse….!

Për dallim të shumicës së liderëve ose politikanëve kosovar (shqiptar) ose ballkanik, të cilët me tepër janë introvert, insolvent, rekonvalenscent, demagog, dogmatik, hipokrit, konformist, oportunist, komplotist, dinastik, inkomprehent, inkompetent, inkontempaltiv dhe tepër të parikuperueshëm ose inkompaktibil dhe ireverzibil: Kosovës dhe shqiptarëve iu duhen (nevojitën) politikan, diplomat ose kryediplomat të ngritur, të pakorruptuar, të pashantazhuar, intelektual, profesional, intelegjent, komplementar, suplementar, kontemplativ, komprehensiv, racional, të mençur ose intelegjent.

Politikan ose diplomat të lindur dhe shkolluar, për të ngritur dhe krijuar vlera, parime, atribute, prerogative, postulime dhe narrativa komplementare, suplementare ose superlative në domenin (kontekstin) e njohur shkencor, profesional dhe humanist.

E mbi të gjithat politikan ose diplomat (kryediplomat) që lexojnë, kuptojnë, transcendetojnë, navigojnë, penetrojnë, interferojnë, koperojnë, koniuktojnë, dhe reflektojnë në skenën, jetën, botën, kohën, hapësirën, ambientin, natyrën dhe karakterin e komplikuar të marëdhënive ose raportëve të sotme ndërkombtare.

Ndaj, mëqe, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut (liderit ose politikanit) të lirë, sovran, autonom, integral dhe intelegjent, gjithëmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij: S’do mend se narrativa ose komponenta e empatisë së njohur ndaj dikujt, sipas psikologjisë politike, në radhë të parë ka të bëjë me aftësinë (zgjuarësinë) ose intelegjencën e njohur shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, për t’i njohur, detektuar (deshifruar), kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet ose sentimentët e personave (individëve), grupeve, komunitetëve ose etnitetëve të posaçme në diversitete të ndryshme, rivalitet ose polaritet. Dhe, mbi të gjithat, ndarjen, dallimin ose klasifikimin e ndjenjave ose sentimentëve të njohura shpirtërore ose emocionale nga ndjenjat, përjetimet, përceptimet dhe anticipimet e njohura racionale, koshiente (logjike), shkencore ose humaniste.

Sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që jetojnë, qeverisin, krijojnë ose mendojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Ndaj, sipas maksimës ose formulës së njohur qeverisësë, shkencore ose metodologjike: Të dish ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe!

Në të kundërten, ideologjia e importuar shtetrore, nacionale dhe politike sipas Theodor Adornos,  Herbert Marcuzes, Erich Formmit dhe Max Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon, Marcusen dhe Horkheimerin, “tërësia është false” ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mohim e çdo vlere ushtarake (luftarake), çlirimtare, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, historike ose gjeorafike për gjithëka ose për asgjë.

Arsyeja e kontraditore e kësaj “formule” kujtoj se qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim partiak, qeveritar ose ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep kurrë të drejtë impulsit të kundërt të veprimit ose reagimit që përmban ideologjia dhe kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), çlirimtare, patrotike, historike, materialiste, idealiste, dialektike etj. 

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër kundërshtare,

antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar dge imponuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike. Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare. Sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës dhe sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik me intelegjencë të ulët, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale dhe të tjera, edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

 Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, do duhet të bëhej pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. 

Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës, të cilët “vëjnë dorën në brez ose revole”, apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, demonizojnë dhe censurojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe miemrin e ndonjë kulturologu ose intelektuali të lartë shkencor, kulturor, politik ose diplomatik.

U morr vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e  ndryshme shtetrore, nacionale, parlamentare, politike ose ushtarake (luftarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Por, Kosovës vazhdimisht i kanë munguar diplomatët ose politikanët e kualifikuar, të mençur, intelektual, profesional dhe intelegjent që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s etj.

Detyra, narrativa ose misioni kryesor i politikanit, kryediplomatit (es) ose diplomatit kosovar, do duhej të pretendonte, konsistonte ose insistonte në mbrojtjen, afirmimin, ndërkombtarizimin,  empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, në lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike në kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.

Por kjo nuk ndodhë, sepse disa nga akteret ose protagonistët e njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive.

U mor vesh se narrativa, misioni ose detyra e një intektuali kulturor, politik ose diplomatik, apo kritiku dhe legjeruesi celebral dhe dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike, çlirimtare ose ptriotike, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit tè njohur ushtarak (luftarak) nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik dhe politik, të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike nga qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo, por misioni, detyra ose narrativa e tij, me tepër do duhej të konsistojnë në formulën ose racionalizmin e njohur shkencor, kritik dhe metodologjik- ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një “kulture” ose “ideologjie” të lartësuar ose glorifikuar tej mase, në përbërjen e sè cilës premtimi i saj për liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi të plotë të Kosovës, mund të ishte realizuar me mjete ose instrumente të tjera paqësore ose pacifiste (…).

Mëqe, termi ose nocioni politikë ose ‘politika’ në Antikë e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Për Tukididin, të gjithë njerëzit ose qytetarët (e Athinës etj.)-ishin shtet-qytet ose qytet-shtet. 

Ndonëse, edhe koncepti, nocioni ose definicioni i njohur mbi demokracinë, origjinën ose etimologjinë e tij e ka nga fjalët e njohura grreke: demos (populli) dhe krotos (pushteti)….Pushteti i popullit pra.

Kosova është shtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik.

Në Kosovë ka vend ose hapësira të mjaftueshme për të gjithë. Edhe për opozitën e atjeshme institucionale, parlamentare ose politike.

Komploti, shantazhi, bojkoti ose sabotazhi, nuk i bëjnë mirë askujt. As pozitës dhe as opozitës qeveritare, parlamentare ose politike në Kosovë. 

Një nga pasojat që ka mospjesemarrja, bojkoti ose abstenimi në politikë është ajo se ti përfundon i sunduar ose qeverisur nga inferiorët, mediokritët dhe injorantët. ” ( Platoni në “Apologjinë e Sokratit” )

Thëniet e mprehëta, mendimet e thella ose narrativa e njohur shkencore, humaniste, intelektuale dhe intelegjente, nuk ofendojnë dhe s’provokojnë askënd, por provojnë dhe vërtetojnë shumëçka ose gjithëçka. E sidomos në raport me epilogun e përgjithëshëm dhe përfundimtar të dialogut maratonik me Serbinë-nën kujdestarinë e UE-së, SHBA-së etj. Brroçkulla.

Edhe edukata, kultura, emancipimi, durimi, qëndrimi, rezonansa, performansa, profesionalizmi, intelegjenca ose intelektualizmi i preferuar politik ose diplomatik, të duken një amfiteatër ose audiencë e lartë intelektuale, politike ose diplomatike në raport me paranojen, dyshimin, skepticizmin, cinizmin, injorancën ose prepotencën e dikujt tjetër.

Njerëzit, respektivisht liderët, politikanët ose diplomatët e kualifikuar, profesional, intektual dhe intelegjent, nuk janë fluska ose substanca kimike. Dhe, aq me pak një rreth i mbyllur vicioz ose biocenoz, por një elipsë ose sintezë e njohur intelegjente ose homo sapiente me dy tre pole të ndryshme, në të cilët në njërin ekzistojnë faktët, realitetët ose deshmitë, në tjetrin idetë, konceptët, narrativat e ndryshme, idealet, vizionet dhe teoritë, dhe në tjetrin çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, logjike, organike, gjenetike, gjenealogjike, kognitive, epistemologjike, gneseologjike, antropologjike, antropohistorike, antropogjeografike, antropokulturore etj.

Në instancë të fundit, shquarja, identifikimi, artikulimi dhe celebrimi i aspiratave dhe interesave të njohura shtetrore dhe nacionale së bashku me postulimin dhe universalizimin (globalizimin) e vlerave, resursëve dhe parimëve: Kjo është politika dhe diplomacia e kualifikuar, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehentive, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.

Ndryshe nga kjo, e ashtuquajtura edukata dhe kultura shtetrore, nacionale ose institucionale të kuptuara, akceptuara ose perceptuara si e drejtë ekskluzive ose eksplicite e personave ose individëve të caktuar, gjegjësisht si normë dhe profit, e jo si vlerë, parim, postulim (postulat), detyrim ose obligim i lartë moral, ligjor, profesional, institucional dhe konstitucional: Patjetër çojnë (shpiejnë) në konceptët ose definicionet e njohura borxheze, skllavopronare, fedualiste, absolutiste, autoritare ose totalitariste mbi njeriun, popullin, proletariatin ose elektoratin e përgjithëshem si servis, apo si vegla ose instrumente të thjeshta manuale, mekanike, akustike ose kakofonike në shërbim të personit ose individut, si në rendët ose sistemët e pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike.

Duke menduar në kolizionin, përplasjen ose konfliktin e vazhdueshëm ose sistematik në mes ideve, teorive, konceptëve, idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin (kombin), dhtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkohore, dhe ideve, konceptëve ose teorive tribale, ataviste, klanore, nepotiste, farefisnore, provincialiste, folkloristike, romantike, retrograde, reaksionare ose anakronike. 

Ushtarët, komandantët, politikanët ose liderët e paditur, cinik, injorant, prepotent, mediokrit, stupid, nebuloz, malicioz, jointelegjent, inkomprehensiv, inkontemplativ, komplotist dhe dinastik, gjithëmonë i fajsojnë miqtë, aleatët, situatat e ndryshme normative, ose çizmet, kostumet dhe armët e tyre, për fajin e mungesës së kurajos, guximit, moralit, kondicionit, intelegjencës, përvojes, profesionalizmit, apo trurit, trupit (organizmit), duarve dhe këmbëve të tyre. ( Preludi i një proverbe të njohur romake)

Ndaj, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin, skizofreninë dhe hipokrizinë së bashku me vetminë e madhe, si dhe vetveten e tyre në to.

Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e luftës speciale ose psikologjike, apo, terrorit të tyre agjitues ose propagandistik -kundër të tjerëve që nuk mendojnë si ata. 

E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, globalizimin dhe postulimin e tyre si vlerë shkëmbimi-përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të “njerëzve të fortë” të parapolitikës, apo opozitës së thellë ose dubioze në çështjet ose aspektët e ndërlikuara, komplekse, ose shkencore dhe humaniste.

Dhe, kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca ose tentativa të ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë, për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të dikujt si person ose individ, i cili të mbushë vrerë, trishtim, zhgenjim dhe pezmatim të thellë skeletor dhe gjentik me pamjen ose portretin e tij të brendshëm dhe të jashtëm.

Filozofët thonë se shumë pak njerëz janë të bekuar ose përzgjedhur nga Zoti dhe natyra për bukurinë, forcën (fuqinë), intelegjencën ose mençurinë e tyre, por të gjithë duan të duken të bukur, të pushtetshëm, të zgjedhur (votuar), të mençur, të famshëm, të pasur dhe të fortë. 

Kujtoj se kjo mëse tepërmi ose mëse shpeshti ndodhë në shtetët ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë agjituese ose propagandistike”… Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, premisa dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos aty (në Kosovë) ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike, sociale, ekonomike etj.

 Një proverbë e njohur greke thotë se:”Në majat e Olimpit ose Parteonit (Panteonit) nuk është kurrë zhurmë as tollovi”!

Se këndejmi, Olimpi dhe Panteoni (Partenoni)-thonë se ishin ngritur ose projektuar asokohe për nderë të Perëndive të Olimpit dhe Zeusëve (Zotrave) të Greqisë…Për Zeusin, Athinën, Afërditen, Heren, Aresin, Posejdonin, Herkulesin etj….

Ndryshe nga kjo, mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual,  profesional ose intelegjent për t’i njohur, studiuar, analizuar dhe kuptuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diolomatike dhe të tjera: Në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, drejtshkrimore ose kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomacia, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. 

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ ( pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).

 Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).
Ndonëse, me kalimin e kohës, termi ose nocioni ‘politik’ ose ‘politika’ në domenin e njohur modern ose bashkëkohorë, ka njohur dhe pësuar ndryshime ose transformime të shumëta ekskursive dhe diskursive. 

Në gjuhën angleze si për shëmbull, me termin ose nocionin “polity” ose “policy” nënkuptojmë dimenzionin formal dhe tradicional të politikës, gjegjësisht, procesin e rregullimin të njohur institucional dhe konstitucional të shtetit dhe pushtetit me të gjitha parimet, premisat, kontraditat ose kundërthëniet e njohura politike, partiake, parlamentare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera që iu shërbejnë ose kontribuojnë procesëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive në të mirën e popullit dhe shtetit. 

Ndërkaq, ndarja (divorci) ose diferencimi i ‘anës politike’ nga ‘sfera’ e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera, pos tjerash, e  kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, qytetar, kulturor, politik etj.

Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në “polisin” e Athinës në Greqinë Antike, si dhe në Romën Antike etj.

Sipas Aristotelit, shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike  

të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në “Republikën” e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj… Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‘kopshti të madh’ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga “polisi”, “politia”(politeia) dhe “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose qytetar) dhe “res publica” ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit). 

Ndërkohë që sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, e kanë sjellur ose shkaktuar ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga postulatët ose postulimët e ndryshme religjioze ose teologjike. 

Nëse dikënd e kanë kanosur, kërrcnuar ose rrezikuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, unë (Agron Shabani), apo dikush tjetër: Janë organet e kualifikuara dhe kompetente për ato oune, e jo faqet e gazetave ose portaleve të ndryshme shqiptare etj.

Për të qenë me konkret: Të gjithë ata që e kanë vetëm një fakt ose argument kundër meje (si Agron Shabani)-le të urdhërojnë e të dalin hapur ose publikisht e jo si kurvat ose lavirët e ndryshme me kule, dimia, ferexhe, maska ose profile të maskuara ose klandestine! 

Hajde pra urdhëroni! Edhe në Ditën e Bajramit….Punë e madhe!

P. S.

Kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romën e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lumë si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.”,fund i citatit.

Se këndejmi, e drejta, liria, drejtësia, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në menyrë praktike dhe teorike.

Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritika dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomcisë etj. Sidomos në  Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihervioriste, postbihevioriste etj.

Sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe, shkencore ose humaniste: Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. 

Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik në kuader të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, akademike, pedagogjike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :”janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit”: Atëherë, gjithënjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale-logjike ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj. E sidomos në çështjet ose aspektët e njohura shkencore, profesionale, kulturore, politike, diplomatike, shpirtërore, emocionale etj.

Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare. 

Ndaj, edhe forcat ose energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike, antropolitike ose antropobiologjike. 

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare etj.

Sidomos atëherë kur femrat ose gratë e mençura, të kualifikuara (profesionale), intelektuale dhe intelegjente të shqiptarëve në Kosovë, udhëheqin me mekanizmat ose institucionet e ndryshme vitale të shtetit dhe pushtetit, dhe iu prijnë zhvillimë dhe procesëve të ndryshme robuste ose korpulente në një periudhë sfiduese, hektike, agresive dhe dinamike të konsolidimit dhe tranzicionit. 

E sidoms përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të tyre në të gjitha çështjet ose aspektët e ndërlikuara, komplekse dhe vendimarrëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ne i arrestojmë, por dalin nga burgjet e Tiranës”/ Qeveria italiane publikon raportin: Bandat shqiptare janë kthyer…

Story i radhës

Boris Johnson drejt ikjes, kush janë tre ministrat e kabinetit që do të kërkojnë karrigen e kryeministrit të Britanisë

Të fundit nga