Letër emocionuese nga Shqipëria: Zelenski mos harro… po dërgoj armë për popullin tënd!

March 4, 2022
1 minut lexim

Zelenski mos harro:

-Unë, një shqiptar i rëndomtë këtu në Ballkan, sot dhashë 1 euro, nga pensioni im prej 35 euro në muaj për ty!

Zelenski, mos harro:

-Unë pensionisti, sot, ja hoqa nga goja fëmijëve të mi, një kuti qumështi, sepse fëmijët e tu kishin më shumë nevojë!

Zelenski, mos harro:

-Sot unë evropiani, po dërgoj armë për popullin tënd të mbrohesh prej sllavit tënd të Lindjes, kur ti dërgove, armë te sllavët e jugut për të vrarë Çlirimtarët e mi!

Zelenski, mos harro:

-Ai sllavi jot i Lindjes, nuk i masakron e përdhunon gratë e tua, ndërsa ky sllavi jot i jugut, ka përdhunuar e masakruar 21 mijë gra e vajza të kombit tim!

Zelenski mos harro:

Viktimat që sllavi jot i lindjes, i masakron, e kanë një gurë përkujtimi mbi kokë, ndërsa mijëra viktima, që sllavi jot i jugut, i groposi në qindra varre masive, sot nuk e kanë këtë luks!

Zelenski, mos harro:

Sot unë Shqiptari, në mes të Tiranës, ngrita flamurin tënd, dhjetëra metra të gjatë, për Çlirimtarët e tu, ndërsa ti, kur Çlirimtarët e mi luftonin për Pavarësi, e shqyeve dhe e dogje flamurin kombëtar të atyre Çlirimtarëve që luftonin për Pavarësi nga sllavët e tu të jugut!

Zelenski, mos harro:

-Unë Shqiptari, në OKB -formulova një rezolutë për njohjen e gjenocidit rus mbi popullin tënd, ndërsa ambasadori yt në Serbi, mohon gjenocidin e sllavëve të jugut mbi popullin tim në Kosovë!

-Zelenski, mos harro:

– Kur unë them me shpirt, që Krimeja është Ukrainë, ti, në mes të sllavëve të tu të jugut, deklaron se Kosova është Serbi!

-Zelenski, për mua, ti sot je një Hero, por, ti sot kuptove, se sllavët, janë si ajo nëna që ha fëmijët e vet!

-Zelenski, mos harro ….. kush janë Shqiptarët!!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD mbyll fushatën në Shkodër, Basha: Të çajmë rrethimin e së keqes; Bushati: Më shumë dashni e përkushtim

Story i radhës

BE-ja: Ushtria ruse po bombardon dhe granaton gjithçka në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë