Letër e hapur drejtuar Goran Rakiqit lidhur me qendrimin e tij politik ndaj Republikës së Kosovës

November 22, 2022
min lexim

Z. Rakiq,

Nuk e di se sa keni dijeni për kohën e ardhjes së serbëve në Ballkan, për Pashallukun e Beogradit, për vitet 1877/78, për vitet 1912- 1999. Kjo ka rëndësi për shqiptarët; ka rëndësi edhe për serbët, sepse që nga viti famëkeq 1877 e deri në vitin 1999 nga dora e bishave serbe u derdh gjaku i qindra mijëra shqiptarëve. Gjakderdhjet u kryen me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve nga trojet etnike.

Nuk e di se sa keni dijeni për kohën e mbjelljes së elementit serb në trevat shqiptare, por mirë është të dini se kolonizimi i Kosovës filloi nga viti 1912 e deri më 1999. Gjatë kësaj periudhe Serbia bëri një sërë orvatjesh për asimilimin dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike. Shqiptarët përjetuan dëbime, dhunë fizike dhe shpirtëror, por megjithatë qëndruan në trojet e veta.

Zoti Rakiq, Ju keni krijuar një pasuri përrallore falë politikës korruptive, e cila ka instaluar bandën terroriste për eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë si në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe shumë Oliverave tjerë. Vrasësi I Oliverit dihet. Ka emër e mbiemër. Dihet ku jeton e vepron. Dihet se është nën mbrojtjen e Vuçiqit. Dihet se përveç vrasësit, në vrasjen e tij kishte gisht “Lista Serbe”. Bile aludohet se pjesëmarrës në vrasje ishte implikuar një person me syza i moshës pesëdhjetë e një vjeç.

Zoti Rakiq, Ju me bandën tuaj kriminale e keni terrorizuar popullatën serbe, që jeton në Kosovë. Falë veprimeve të pandërprera terroriste ndaj popullatës serbe, keni krujuar pasuri përrallore, por në të njëjtën kohë keni ndikuar në varfërimin, dhunimin shpirtëror e fizik të qytetarit e të fshatarit serb.

Zoti Rakiq, Ju e dini se bandat kriminale serbe gjatë viteve 1998 – 1999 kryen masakra të papara ndaj shqiptarëve, masakruan nëna, foshnje, fëmijë, pleq e plaka, dhunuan mijëra femra shqiptare; dogjën shtëpi e katandi dhe afër një milion shqiptar i dëbuan jashtë Kosovës. Ne, shqiptarët me dhimbje e pikëllim kujtojmë gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, që e shkaktuan bandat kriminale të ndërsyera nga politika gjenodiciale Millosheviqit dhe këlyshve të tij Vuçiq, Daçiq e Sheshel.. Ne jemi të vetëdishëm se populli serb nuk është fajtor për krimet, që na shkaktoi banda gjakpirëse.

Zoti Rakiq, jam nga një fshat i kuvendit komunal të Suharekës. Ju vë në dijeni se në fshatin tim jetuan disa familje serbe si: Laziqët, Antiqët, Petroviqët, Krstiqët, Jovanoviqët etj. Marrëdhëniet ndërmjet nesh ishin normale deri më 2 prill 1999, kur bandat kriminale erdhën në fshat dhe masakruan tridhjetë e tetë shqiptarë të pafajshëm. Serbët lokale qenë bujq të mirë. Bandat policore dhe ushtarake na masakruan, dogjën e na dëbuan. Ne u kthyem në shtëpitë tona, por bashkëfshatarët tanë serbë nuk i gjetëm. Ishin larguar nga frika e hakmarrjes… Lanë shtëpi e katandi dhe ara e livadhe.

Zoti Rakiq, ju e dini se serbët e larguar nga Kosova janë hiç më pak se 200 000 veta. Po ndoshta nuk e dini se falë pasurisë përrallore, që e krijuat ju dhe bandat kriminele të racës së juaj, shumica e serbëve të shpërngulur jetojnë nëpër Serbi në skamje e mjerim . Por ia vlen thënia e artë e Laza Lazareviqit: Sve ce to narod pozlatiti”.

Zoti Rakiq në krimet ndaj popullates shqiptare janë implikuar edhe një sasi e serbëve lokalë. Nga një dokument original zyrtar (e patëm siguruar nga M. N kundrejt një pagese 50. 000 DM.). Në dokument janë shënuar emrat e 439 paramilitarëve serbë, viti dhe vendlindja, arma me numër përkatës dhe pozita në radhët e togut. Po e ilustroj me këta emra ashtu siç paraqitet në dokument:

SPISAK

RVS I V/O KOJI SU RASPOREDJENI U PROTIV OKLOPNOM VGDU

Madenovic Vekoslava iladin, rodj. 1969 Musutiste, komandir voda;

Andrijevic Trajka Vucko rodj. 1964, Musetiste, tel. linija

Numri i pjesëmarrësve në krime ndaj popullates shqiptare në këtë regjistër është 439 veta. Në regjistër ka të dhëna për numrin e shqiptarëve të vrarë nga personat përkatës. Më poshtë po e fotografoj një faqe të regjistrit në fjalë. Ja facsimile e një faqeje:

Zoti Rakiq veprimet tuaja politike kinse në mbrojtje të serbëve de fakto janë veprime të drejtpërdrejta në dëmë të popullit paqedashës serb.

Dihet se ju po ndërtoni pallatin, ku keni investuar dhjetra million EU. Dihet se ato të holla janë pjellë e politikës korruptive dhe të krimit të organizuar. Dihet se ju dhe disa anëtarë të Listës Serbe keni krijuar pasuri përrallore në kurriz të bashkëkombasve tuaj. Prandaj ju këshilloj për hire të bashkëkombasve tu, të paktën të kërkoni falje për krimet, që ua keni shkaktuar shqiptarëve. Një veprim i tillë do ngjallte shpresa në mendjen dhe zemrat e bashkëkombasve tu se në të ardhmën mund të ketë ditë më të mira për ta, të pafajshmit.

Zoti Rakiq dihet se as Mjllosheviqi, as ti, as Vuçiqi, as Daçiqi, as Shesheli nuk i keni flijuar fëmijët tuaj në luftërat për okupimin e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe të Kosovë. Që nga I biri i Sllobodanit, Marko e deri te Vuçiqi luftën e shfrytëzuat për pasurimin tuaj.

Populli serb nuk ha bare. Ai po vetëdijesohet. Ka filluar të flas për vrasjet politike, për korrupsionin, për krimin e organizuar dhe madje drejtpërdrejt e fajësojnë Vuçiqin për të gjitha të këqijat, që ia solli popullit serb. Prandaj për hire të mirëqenies së serbëve, që jetojnë në Kosovë, mos i terrorizoni duke I shantazhuar me djegie e vrasje!

E di se rruga juaj politike është e pakthim, por në të njjtën kohë jam I bindur se serbët paqedashës janë të aftë për heqjen e zgjedhës nga qafa dhe se Jud he sojin tuaj kanë për ta ndëshkuar!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi 23 nëntor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Dy ndeshje interesante të mërkurën

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë