Lëshimet e qeverive të mëparshme, po i vuan qeveria e sotme

August 1, 2022
min lexim

Pas ngjarjeve në Veri të Kosovës më 31 korrik 2022, partitë opozitare për dhe kundër.

Ato reaguan, duke e përkrahur për veprimin, por me 1 gusht ato kritikuan Kurtin për shtyrje prej një mujaji, në “arsyetimin” se ai nuk ishte marrë vesh me ndërkombëtarët e sidomos me SHBA! Por, kjo ishte ndryshe nga deklaratat e komunikatat e partive opozitare, pse Kryeministri Albin Kurti, pikërisht me kërkesën e ambasadorit të SHBA, kishte kërkuar që vendimi të shtyhet për një muaj për zbatimin e tij. Kjo do të thotë se ai ishte në koordinim me SHBA-të, por disi, partive opozitare u ka humbur rruga në oborr dhe nuk po mund ta gjejnë veten të arsyeshëm në asnjë veprim të Kurtit.

Fillimisht I thanë se po prish marrëdhëniet me SHBA, se SHBA nuk po e pret atë, se nuk ka vend për të në Shtëpinë e Bardhë, e çka jo tjetër!

Tani kur shkoi për të disatën herë, heshtën!

Tani, po e kritikojnë të gjitha partitë opozitare, por pse Veriu e Kosovës është jashtë juridiksionit të Kosovës, nuk është faji i kryeminiostrit të sotëm, ai faj është përcjellë nga të gjitha qeveritë e mëparme, të cilat nuk kanë realizuar reciprocitet të dokumenteve e targave deri sot. Prandaj, ku marrin moralin ta kritikojnë sot Kurtin, pse shtyu zbatimin e tij për një muaj, në bashkërendim me ndërekombëtarët e në veçanti me SHBA? Në këtë drejtim është dashur me kohë, posa Serbia nuk ka njohur dokumentet e Kosovës me Republika e Kosovës, ajo qeveri që ka qenë në pushtet, është dashur të ndërmarrë reciprocitetin, jo të shtyhet për dhjetë vite, dhe sërish, kinse po kritikojnë, kur vetë nuk u ka shkuar as mendja për reciprocitet.

Prandaj, partitë opozitare, që rrinë si kujdestare në përcjelljen e ndonjë lëshimi të kryeministrit Kurti, do duhej të përkrahin fuqimisht për të gjitha këto që po ndërmerr Kurti. Këtë e përkrahën SHBA e BE, i dhanë të drejtën në reciprocitet, për çka, edhe partitë në Kosovë do duhej të rreshtoheshin krah Kurtit.

Vlorta Çitaku, nënkryetare e Partisë demokratike të Kosovës, tha: “ Sa i përket Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm dëshmoi edhe një herë se vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë dhe prandaj nuk arriti që të realizohet. Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë, po krijon një përshtypje që Veriu është i pamenxhueshëm dhe që situata atje është jashtë kontrollit të shtetit”. Partia e saj me kryetarin e kësaj partie kanë qenë në pushtet prej pas luftës dhe Veriu I Kosovës ka qenë vazhdimisht i pamenaxhueshëm dhe jashtë kontrollit, sikur nuk e paska ditur, Vlora! Ishte në pushtet, dhe i është dukur sikur gjithՌa është në rregull! PDK dhe partitë tjera pa LVV e kanë sjellë edhe Listën Serbe në pushtet po edhe si krijesë, për çka, do duhej të shihej programi I saj, dhe nuk është dashur fare të regjistrohet si parti, deri sa ajo është kundër Pavarësisë së Kosovës, sepse me të e kanë sjellë Serfbinë në Kosovë. Ngjashëm me PDK ka reaguar edhe LDK.

Në një mënyrë, ky reciprocitet i Kosovës me Serebinë, veç është duke u realizuar që nga fillimi i ditës së një gushtit, ani pse jo në dy pikat kufitare të Veriut të Kosovës, në pikat tjera kufitare, po. Është zbatuar dhe vazhdon të zbatohet. Tani mbetet që pas një muaji të zbatohet edhe në këto dy pika si dhe regjistrimi i veturave me RKS.

Por, duheët ta pranojmë edhe një herë, se, krejt kjo ka qenë dashur të ndërmirret në momentin qysh kur Serbia nuk pranuar dokumentet e Kosovës, është dashur edhe Kosova të mos i pranojë dokumentet e Serbisë.

Prandaj, lëshimin që e bënë bënë qeveritë e mëparme, po i vuan qeveria e sotme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Juventus synon kartonin e Paredes

Story i radhës

Biden: Udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri është vrarë

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë