Çiklisti slloven, Primozh Rogliç, përfundoi paraqitjet e tij për shkak të pasojave të një lëndimit në fund të etapës së 17-të të garës në Spanjë, bëhet e ditur në rrjetet sociale nga skuadra e tij Jumbo-Visma.
Tridhjetë e dy vjeçari Rogliç pati një rënie të keqe afër fundit të fazës së 16-të të martën.
Krejt i gjakosur dhe i rraskapitur, ai kaloi vijën e finishit në Tomares dhe renditet në vendin e 35-të.
“Fatkeqësisht, Primozh Rogliç nuk do të jetë në etapën e 17-të për shkak të pasojave të djeshme. Faleminderit për të gjitha momentet e mira në Vuelta të këtij viti. Ne kishim plane të mëdha për ditët në vijim, por fatkeqësisht nuk ishte kështu. Fati juaj”, shkruan në klubi ë Twitter.