Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në vendin tonë.
Në faqen Lastquake, komentuesit kanë shkruar se tërmeti është ndjerë në qytetin e Korçës, por ende nuk ka detaje zyrtare.
Lëkundje tërmeti u raportuan në Korçë gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra larg nga Korça ndërsa magnituda ishte 2.6, ndërsa nuk ka raportime për dëme materiale.