lejet per arme do te rinovohen cdo pese vjet parashihen edhe masa te reja sigurie 6a2c12a0d6537

Lejet për armë do të rinovohen çdo pesë vjet, parashihen edhe masa të reja sigurie

June 12, 2026
min lexim

Shkurtimi i afatit të vlefshmërisë së lejes për armë nga 10 në 5 vjet, mundësi për legalizim të armës jo legale, kategorizim të armëve dhe kufizim të sasisë së armëve për gjuetarët në 10 copë janë vetëm disa nga ndryshimet e parapara në propozim ligjin e ri për armë. Ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Jovan Alltançiev, gjatë arsyetimit të propozim ligjit, tha se, për shkak të 15 ndryshimeve që i ka pësuar ligji aktual që nga viti 2005, nevojitet tekst tërësisht i ri, i harmonizuar me ligjin evropian. Ai nënvizoi se siguria është zemra e këtij ligji.

“Afati i vlefshmërisë së lejeve shkurtohet nga 10 në 5 vjet që nënkupton se aftësia shëndetësore dhe e sigurisë së pronarit verifikohet më shpesh. Fusim edhe një detyrim thelbësor, gjatë dorëzimit të kërkesës personi fizik jep deklaratë nga përgjegjësia materiale dhe penale se ka siguruar hapësirë për vendosje të sigurt të armës. Siguria nuk përfundon te sporteli kur jepet leja, ajo vazhdon çdo ditë në shtëpi. Veçanërisht dua të theksoj përcaktimin për dorëzim vullnetar dhe legalizim të armëve jo legale sepse ajo është përfitim i menjëhershëm i sigurisë së këtij ligji. Ligji hap dritare të qartë, që qytetarët që kanë armë joligjore, mund ta dorëzojnë vullnetarisht pa u ndjekur penalisht për posedim jo legal”, theksoi ndihmësi i Ministrit të Brendshëm, Jovan Alltançiev

Në debatin publik morën pjesë të gjitha kategoritë e prekura, të cilët i shpalosën vërejtjet ndaj ligjit, me theks të veçantë për shkurtimin e afatit të vlefshmërisë për lejen.

“Sa i përket shkurtimit të afatit të vlefshmërisë së lejes, gjithsesi se kemi vërejtje. Me ligjin aktual kemi 10 vite për lejet për armë…Në nenin 28 paragrafi 4 që ka të bëjë me kërkesën për vazhdimin e lejes për mbajtjen e armëve për personin juridik, personi juridik duhet të dorëzojë kërkesë më së voni 6 muaj para se të kalojë afati i vlefshmërisë, për ne është e paqartë përse duhet ky afat i gjatë. Veçanërisht pasi në ligjin aktual, parashihet që kërkesa për vazhdimin e mbajtjes së lejes, subjekti juridik e dorëzon më së në ditën që i skadon afati i vlefshmërisë”, tha kryetarja e Odës për Sigurime Private, Verica Milevska Stefanovska.

Në komisionin për mbrojtje dhe siguri u diskutuan të gjitha detajet që i parasheh propozim ligji, siç janë kushtet për blerje, posedim dhe transport të armëve, ruajtje, prodhim përmirësim, deaktivizim si dhe transfer jashtë kufijve të shtetit. /Alsat.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

humb jeten 14 vjecari ne maliq vuante nga epilepsia 6a2c0ed0b7dd3
Lajmi i mëparshëm

Humb jetën 14-vjeçari në Maliq, vuante nga epilepsia

trump aleatet evropiane nuk ndihmuan ne arritjen e paqes me iranin 6a2c25ebd2a22
Lajmi i radhës

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë